×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH-ja: Ministri Zemaj s’e ka bllokuar procesin e rregullimit të çmimit të barnave

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë mohojnë se ministri Armend Zemaj e ka bllokuar procesin për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale, por, sipas tyre, Komisioni për përcaktimin e cmimit të barnave, i ka pezulluar të gjitha aktivitetet në mungesë të listave zyrtare deri në marrjen e tyre nga shtetet e rajonit, siç e përcakton Udhëzimi Administrativ dhe që nuk ka pasur mundësi të bëhet sipas komisionit.
    “Shtetet të cilat janë marrë si referente në këtë Udhëzim Administrativ nuk i kanë dhënë listat e tyre që Kosova t’i përdorë ato si referenca, siç shkruan në udhëzim, me rastin e përcaktimit të çmimit të barnave”, kanë thënë për Front Online nga zyra për informim e MSH-së.
    Por, me një arsyetim të tillë nuk pajtohet Arianit Jakupi nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, duke sqaruar se u kanë dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë dhe institucioneve tjera, siç thotë ai, me argumentimet se pse konsiderojnë se UA edhe ashtu si është aktualisht është i zbatueshëm dhe se mund të vazhdojë procesi i kalkulimit të çmimit të barnave.
    Sipas tij, fillimisht Komisioni i Ankesave (Shkalla e Dytë), i cili i ka rikthyer lëndët në rishqyrtim në Komisionin për çmime (Shkalla e Parë), e për të cilën gjë Oda e Farmacistëve ka reaguar se nuk është proces i rregullt.
    “Pasi Komisioni për Ankesa nuk ka marrë parasysh këtë gjë, OFK-ja i është drejtuar Ministrisë së Administratës Publike, të cilët kanë konfirmuar se Shkalla e Dytë nuk ka pasur të drejtë Ligjore ta kthej lëndën në Shkallë të Parë. Përsëris se bllokimi i këtij procesi ndërlidhet me mosemërimin e Komisionit të Ankesave nga ministri Armend Zemaj, i cili duhet të vazhdojë punën”, ka deklaruar Jakupi.

     Zyrtarë të Ministrisë pranojnë se ka dallime në çmimin e barnave në Kosovë

    Në Ministrinë e Shëndetësisë pranojnë se në Kosovë ka dallime në çmimet e barnave, në krahasim me vendet e rajonit, por, sipas tyre, problemi është se edhe çmimet e caktuara për një numër të madh të produkteve në Kosovë nga Komisioni për përcaktimin e çmimit të barnave janë në kundërshtim me UA, sepse ato çmime nuk janë caktuar në bazë të listave zyrtare siç kërkohet në UA, por duke marrë lista përmes rrugëve jo-zyrtare.
    “Pra, janë përcaktuar çmime, pa u referuar në listat zyrtare të shteteve referente, të cilat ceken në udhëzim. Ndërsa shtetet referente, zyrtarisht kanë refuzuar t’i japin listat e cmimeve për produktet që qarkullojnë në tregun e tyre. Po ashtu, UA 02/2020, ka dispozita që shkaktojnë konfuzion dhe japin mundësinë e përdorimit të kritereve të ndryshme për raste të njëjta”, thonë zyrtarët e MSH-së.
    Sipas tyre, për këtë qëllim, Ministri ka vendosur që ky Udhëzim Administrativ të plotësohet dhe ndryshohet, me qëllim që të tejkalohen këto pengesa ligjore që udhëzimin e bëjnë të pazbatueshëm dhe të ndryshohen pikat ku janë evidentuar problem në zbatimin praktik, me qëllim që udhëzimi të jetë i zbatueshëm në tërësi dhe të ndikojë në rregullimin e tregut farmaceutik dhe jo të krijojë probleme ligjore të cilat pastaj ndikojnë keq.
    “Ndryshe, para shpalljes së tenderëve një Komision i MSh del ne teren dhe verifikon çmimet e produkteve të shpalluara me qëllim që vlera e parashikur të jetë bazuar në çmimet e tregut dhe të parandalohen abuzimet nga ana e kompanive konkurruese”, thonë ata.
    Por, nga Oda e Farmacistëve i kundërshtojnë këto arsyetime të zyrtarëve të Ministrisë, duke thënë se listat referente janë në ueb faqet e shteteve përkatëse, prandaj, siç thonë ata, Komisioni duhet të vazhdojë punën.
    Ndërsa për verifikimin e çmimit të barnave nga Komisioni i Ministrisë, Jakupi nga Oda e Farmacistëve thotë se referenca duhet të merret vetëm nga një vend që ka mekanizma për rregullimin e çmimit të barnave.
    Në lidhje me akuzat për korrupsion që i janë bërë zyrtarëve të Ministrisë për mosrregullimin e çmimit të barnave, nga zyra për informim e këtij dikasteri qeveritar kanë thënë se do të ishte shumë mirë që kushdo që ka edhe më të voglin fakt se dikush dëshiron që përmes këtij procesi të bëj ndërhyrje korruptive apo të ngjashme ta prezantojë atë në organet e ndjekjes.
    “Përtej fushatave dhe qëllimeve që të fitohet qoftë edhe politikisht apo grupe interesi, Ministria ka hapur mundësinë që në procesin e plotësim-ndryshimit të marrin pjesë të gjitha palët për të bërë zgjidhjen më të mirë për sektorin farmaceutik, për të përcaktuar me bazë ligjore rregullimin e çmimit të barnave dhe një Udhëzim i tillë kur të miratohet t’i shërbëjë sektorit dhe të mos bllokohet për shkak të dispozitave të pazbatueshme”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të Ministrisë, duke shtuar se për këtë arsye, është vendosur që UA të plotësohet- ndryshohet për t’u bërë i zbatueshëm.
    Përndryshe, edhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një komunikate e ka kundërshtuar vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ që rregullon çmimin e barnave.

    KDI konsideron se shfuqizimi i këtij Udhëzimi pa masa tjera të gatshme për parandalimin e keqpërdorimeve me barna është i dëmshëm për qytetarët.
    “Shfuqizimi i këtij udhëzuesi do të lejojë që qytetarët përsëri të blejnë barna të njëjta me çmime të ndryshme në barnatore si dhe qeveria të pranoj ofertat nga operatoret ekonomik me çmime të larta. Kosova është ndër shtetet e pakta në Evropë që nuk e ka të rregulluar tregun farmaceutik”, thuhej mes tjerash në reagimin e KDI.
    Instituti i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të shqyrtoj të gjitha opsionet për mbrojtjen e qytetarëve dhe buxhetit nga keqpërdorimet potenciale me çmimet e barnave dhe të hartoj me urgjencë bazën ligjore për mbikëqyrjen e tregut farmaceutik.

    Bari do të duhej të shitej 34€ në Kosovë, po shitet 60€

    Ministri Zemaj akuzohet për dëm 18 milionë € në vit nga kaosi me çmime të ilaçeve

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se të premten në Prishtinë ka kontrolluar dy lokacione për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti i ka propozuar një plan të ri Sarës. Ai i tha që të...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Fitimi ka shprehur pëlqimin e tij për Sarën. Kjo erdhi pas këtë pyetje ia bëri...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Leo dhe Xuxi kanë diskutuar për marrëdhënien e Drilonit me Sarën. Sipas Leos, Sara po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.