×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Motra më e keqe se i vëllai, kush është Kim Yo-jong që pritet të drejtojë Korenë e Veriut

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Kim Yo-jong është motra më e vogël e Kim Jong-un dhe tani mendohet se do të ketë në radhën për të marrë drejtimin e vendit.

    Kjo pasi disa raporte sekrete thonë se Kim Jong-un është në gjendje gjendje kome.

    Mediat e huaja shkruajnë se Koreja e Veriut tani është duke u përgatitur t’i dorëzojë pushtetin motrës së Kim Jong-un.

    Por kush është 32-vjeçarja Kim Yo-jong?

    Kim, 32 vjeç, lindi në muajin shtator më 1987. Ajo është vajza e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-il. Kim Yo-Jung ka pasur një lidhje të ngushtë me vëllain Kim Jong-un që në moshë të vogël. Të dy studiuan së bashku në Zvicër midis viteve 1996 dhe 2000. Më pas ajo vazhdoi arsimimin e saj në Universitetin Ushtarak “Kim Il-sung” dhe më vonë për shkenca kompjuterike në universitetin “Kim Il-sung”. Yo-jong është e martuar me Choe Song, djali i zyrtarit të lartë ushtarak të Koresë së Veriut dhe politikanit Choe Ryong-hae, dhe një fëmijë me të.

    Por, analistët thonë se po erdhi në pushtet, 32-vjeçarja përbën një kërcënim më të madh nuklear për SHBA-në se sa i vëllai. Profesori Sung-Yoon Lee parashikon ndër të tjera se motra e vogël e Kim Jong-un ka për qenë një diktatore më e keqe.

    “Mënyra se si ajo duhet të ndërtojë besueshmërinë dhe për të fituar respektin e të tjerëve nuk do të bëjë duke qenë e mirë, po duke qenë një diktatore e ashpër me njerëzit dhe kërcënim i besueshëm bërthamor për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur ai.

    Ndërsa, David Maxwell, kolonel në pension i ushtrisë amerikane deklaron:

    “Unë nuk kam parë ndonjë provë, asnjë tregues se si ajo mund të sundojë, por spekulimet e mia , duke pasur parasysh reputacionin dhe historinë e familjes është se ajo do të sundonte me një grusht hekuri.”

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.