×
  • Lajme
  • Lajme

    Mos-respektimi i ligjit anti-COVID, brenda javës policia shqipton mbi 5 mijë gjoba

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Ka më shumë se gjashtë muaj që nga koha kur në Kosovë u konfirmuan rastet e para të të infektuarve me COVID-19.

    Që nga atëherë, Qeveria e Kosovës ndërmori masa të shumta në mënyrë që të parandalojë përhapjen e këtij virusi.

    Lidhur me këtë, së fundi në Kuvendin e Kosovës u votua edhe Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, i cili ishte propozuar nga një grup prej gjashtë deputetësh.

    Me këtë ligj autorizohen institucionet kompetente që të shikojnë nga afër se sa po respektohen të gjitha nenet që përmban ky ligj.

    Të kontaktuar nga IndeksOnline, Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se vetëm brenda një jave janë shqiptuar mbi 5 mijë gjoba, për mos-respektim të ligjit anti-COVID.

    “Nëse flasim për angazhimet e policisë që kur ka filluar zbatimi i Ligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, për rreth një javë, janë shqiptuar mbi 5 000 gjoba”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

    Qytetarë të shumtë gjatë këtyre ditëve kanë shprehur pakënaqësi për mënyrën e shpërndarjes së gjobave, derisa pati shumë paqartësi edhe për vendosjen apo jo të maskës gjatë vozitjes.

    Duhet përkujtuar që deri në votim të këtij ligji, ishin vetëm inspektorët ata të cilët mund të gjobisnin qytetarët për mos-respektim të masave të ndërmarra nga institucionet përkatëse, por që nga votimi i këtij ligji janë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët shkruajnë gjoba për të njëjtën problematikë.

    Deri më sot në Kosovë me COVID-19 janë infektuar 13 mijë e 713 persona ndërsa kanë humbur jetën 539 qytetarë të cilët s’arritën t’i bënin ballë infeksionit nga ky virus.

    Përpos kësaj për fat të mirë nga COVID-19 janë shëruar 9 mijë e 923 persona.

    Pavarësisht gjithë kësaj, numri i të infektuarve nga dita në ditë vazhdon të jetë mjaftë i lartë, e rreziku për përhapje të këtij virusi është ende afër të gjithëve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.