×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos njohja nga Serbia e godet rëndësinë e marrëveshjeve”

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Gjatë emisioni Info Magazinë u diskutua për takimin e 4 shtatorit në Washington.

    Safet Gërxhaliu, ekspert i ekonomisë tha se dialogu nuk ka alternativë, e kundërta nuk i konvenon as Kosovës e as SerbisëSipas tij nuk ka mundësi për marrëveshje ekonomike pa ngjyrime politike, ka shumë marrëveshje të nënshkruara por duhet të implementohen ato.

    “Më në fund ka përkushtim të Shtëpisë së bardhë, e besoj se tani marrëveshjet do të implementohen”, tha Gërxhaliu.Gërxhaliu tha se delegacioni kosovar ka më shumë ngjyrime politike se ekonomike.Ai pret marrëveshje, “por do ta kenë efektin vetëm me urdhër obligativ nga SHBA”, deklaroi ai.

    E sipas ish drejtorit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, tha se me marrëveshjen e linjës ajrore, Kosova do të fitonte shumë, e janë arritur disa gjëra, u njoh vija ajrore defakto nga Serbia, poashtu u njoh puna e aeroportit të Kosovës.

    Ai shtoi se për zbatimin e marrëveshjes për linjën ajrore, ka pasur nevojë për marrëveshje teknike me KFOR sepse është KFOR-i përgjegjës për linjën ajrore të Kosovës, e ka mungu dhënja e kompetencave nga ta prandaj nuk ka mundur të impelementohet ajo marrëveshje.

    Berisha shtoi se kanë pasur dy takime me KFOR por delegacioni i Serbisë nuk mori pjesë në ato takime, nuk u dha arsyetim për mungesën e Serbisë, e përfaqësuesit e KFOR e NATO do takohen veç me ta.Ai tha se nga Kosova ka pasur iniciativë për ta implementuar këtë marrëveshje por pala serbe ka hezituar të marrë pjesë në takime.

    E Gërxhaliu tha se kur ka marrëveshje mes dy shteteve duhet barazi politike e strategjike, prandaj “mos njohja nga Serbia e godet rëndësinë e marrëveshjeve”, deklaroi ai.

    Sipas tij mund të ndodhin edhe marrëveshje të tjera përveç atyre të priturave.Kosova ka mungesë të diplomacisë ekonomike sipas tij, e Serbia ka bërë hapa progresiv për të lobuar për ekonominë e saj.E delegacioni i Serbisë ka ekspert të fushës, e droja e Gërxhaliut është se Serbia do vijë me propozime e skenare konkrete dhe Kosova do jetë e pa përgaditur.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së që urdhëroi  KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka bërë adresimin e tij të fundit përpara se të largohet nga Kosova. Hovenier ka thënë se ky...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Petrit Kryeziu është votuar për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren me mandat katërvjeçar dhe me mundësi kandidimi edhe për një mandat...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Petrit Kryeziu është votuar për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren me mandat katërvjeçar dhe me mundësi kandidimi edhe për një mandat...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve për Krime Lufte ndaj Popullsisë Civile. Në Gjykatën Themelore...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar pas konferencës që sot ka mbajtur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas takimit...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Agjencia Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbledhur rreth 950 milionë euro në tatime nga janari deri në dhjetor të këtij viti. Këtë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ambasada e Kosovës në Norvegji, ka hapur një linjë telefonike për bashkatdhetarët atje pas aksidentit të autobusit në qytetin e Nordlandit. Ambasada...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vendosën gurthemelin e Qendrës Kryesore...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.