×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Mjeku shqiptarë në Gjermani: Kemi frikë nga vala e re e pandemive

    FrontOnline
    10 Maj 2020

    Rreth 34 shqiptarë vlerësohet se janë prekur nga Coronavirusi në Gjermani. Kështu ka deklaruar kirurgu vaskular në Gjermani, Halil Krasniqi në një intervistë për portalin “Front Online”, me ç’rast ka treguar edhe përvojën e tij në shëndetësinë e shtetit më të zhvilluar evropian sa i përketë ballafaqimit me virusin vdekjeprurës.

    Një javë pas fillimit të relaksimit të masave nga autoritetet në Kosovë, kirurgu Krasniqi ka shprehur shqetësimin e tij, me arsyetimin se rreziku nga virusi vdekjeprurës mund të rikthehet gjatë muajve në vijim.

    Madje ai paralajmëroi se mund të shfaqen edhe pandemi të tjera, teksa shtoi se edhe zbulimi i vaksinës merr muaj për t’u aprovuar si e sigurt.

    Krasniqi ka fjalë të mira për autoritetet kosovare sa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë, pasi që, sipas tij, po mos të merreshin masat adekuate qysh në fillim, ka pasur rrezik që numri i të infektuarëve me Coronavirus të ishte 200% më i lartë.

    Po të mos merreshin masat adekuate, Kosova do të kishte 200% më shumë të infektuar

    Mjeku kosovar që punon dhe jeton në gjermani Halil Krasniqi vlerëson se marrja e masave qysh nga fillimi në Kosovë ka bërë që edhe numri i rasteve të jetë më i vogël.

    “Mund të them se Kosova në përgjithësi ka pasur shumë fat nga ajo situatë që ishte ndër të fundit që është prekur me pandeminë. Në përgjithësi edhe Qeveria dhe institucionet shëndetësore kanë reaguar, kanë punuar dhe kanë dhënë kontributin e mjaftueshëm dhe mund të them me përgjegjësi se kanë qenë shume në rregull”, ka thënë ai.

    Megjithatë, sipas Krasniqit, Kosova ka pasur edhe sfida,bazuar në gjendjen që ballafaqohet shëndetësia kosovare.

    “Kolegët e mi, mjekë në spital, edhe pse janë shumë pak të cilët merren me epidemiologji dhe me virologji, edhe në kushtet e vështira medicionale në Kosovë, ata janë sjellë shumë mirë. Kanë arritur që ta mbajnë numrin e të infektuarve shumë ulët dhe që të kujdesen për pacientët e infektuar”, ka thënë ndër të tjera ai.

    E në rast që masat nuk do të merreshin qysh në fillim, sipas doktorit, ka pasur rrezik që numri i të infektuarve në Kosovë, të jetë 200% më i lartë.

    “Sikur të mos të merreshin këto masa qysh nga fillimi do të kishte edhe 200% ndoshta infeksione më shumë se sa tani. Vdekje ndoshta do të kishte pasur më pak”, ka thënë ai.

    Rregullat e karantinimit dhe vetëizolimit kanë qenë të njejta si në Kosovë ashtu edhe në Gjermani

    Pavarësisht që gjendja në sektorin shëndetësor në Kosovë, krahasuar me atë të Gjermanisë dallon shumë, doktori Halil Kransiqi ka theksuar se lufta ndaj Covid-19, është bërë njëjtë nga të dyja shtetet.

    “Dallimi igjendjes dhe standardit shëndetësore në Gjermani dhe në Kosovë është shumë i madh, por ne jemi njerëz dhe jemi në gjendje fizike dhe mentale që t`i përmbahemi rregullores dhe kulturës. Kosova ka mësuar shumë nga Gjermania ngase rrjeti elektronik ishte shumë afër me tërë botën. Nuk ka pasur shumë dallime”, ka thënë ai.

    Sikurse në Kosovë edhe në Gjermani sipas Krasniqit, rregullat për karantinim dhe vetëizolim kanë qenë të njëjta.

    “Izolimi dhe përkufizimi i kontaktit social, por edhe karantinimi në Kosovë ka qenë në nivelin e duhur. Nuk ka pasur ndryshime me Gjermaninë. Tani është apeli im që të mos përjetojmë një eufori të shpejtë dhe të lirohemi menjëherë nga përkufizimet sociale dhe ato të ruajtjes së shëndetit që ta mbajmë ende, sepse ne ende nuk e dimë se kur do të përfundojë pandemia dhe kur do të zhduket virusi”, ka theksuar ai, për “Front Online”.

    Pavarësisht lehtësimit të masave në shumë vende të botës, situata me Coronavirus mund të ndryshojë në çdo kohë. Të paktën kështu ka thënë për “Front Online”, doktori Halil Krasniqi.

    “Situata mund të ndryshojë nëçdo kohë. Unë mendoj që për 2 ose 3 muajt e ardhshëm do të kemi një qetësi, por frika është që do të rikthehen pandemi të tjera”, ka thënë ai.

    Pritet valë e re e pandemive

    Krasniqi ka alarmuar se përpos Coronavirusit, në muajt në vijim mund të shfaqen edhe pandemi të tjera.

    “ Ne kemi frikë shumë të madhe që do të ketë valë të tjera të pandemive dhe të infeksioneve me virus, ndoshta jo COVID, por me një tjetër virus dhe për këtë arsye duhet që të jemi çdoherë të përgatitur, sepse tanimë e dimë se çfarë na pret. Jemi të përgatitur që t`i përmbahemi rregullores, ta ruajmë shëndetin tonë dhe të ballafaqohemi me situata të tilla”, ka thënë ai.

    Rreth 34 shqiptarë të infektuar me Coronavirus në Gjermani

    Duke folur mbi numrin e shqiptarëve që janë prekur nga Coronavirusi në Gjermani, Krasniqi ka theksuar që mund të jenë deri në 34.

    “ Në Gjermani jetojnë një numër  i madh i shqiptarëve dhe atë që unë jam i njohur mbi numrin e bashkatdhetarëve të infektuar, e që mund të jenë rreth 28-34. Mentaliteti dhe kultura jon ëështë e tillë që popullata nuk paraqitet në opinion, apo edhe në shoqëri që është i infektuar, apo që ka qenë i infektuar”, ka thënë ai.

    Doktori Krasniqi: Të shmangen dasmat dhe tubimet

    Edhe pse tashmë veçse ka filluar lirimi i masave si në Kosovë ashtu edhe në Gjermani, Krasniqi ka theksuar se mbajtja e distancës sociale dhe e higjienës duhet të vazhdojë edhe më tej.

    “Edhe tani pasi kemi filluar edhe në Gjermani edhe në Kosovë që të bëhet një lirim i masave duhet të jemi tëvetëdijshëm që ta mbajmë distancën sociale, të ruhemi me maskën në fytyrë, të mbajmë higjienën e duarve edhe nëse nuk është Coronavirusi, sepse mund të jshfaqen viruset dhe bakteret e tjera”, ka thënë ai.

    E sipas doktorit kosovarë që punon në Gjermani, është mirë që sa më shumë të largohemi edhe nga tubimet përfshirë edhe dasmat.

    “Të shmangemi prej të gjitha tubimeve të shumta të popullatës dhe t`i largohemi dasmave apo konferencave të panevojshme sepse këto janë ato situata ku mund të përhapen virusi shumë shpejtë”, ka thënë ai.

    Do të shkojnë muaj deri sa të aprovohet vaksina

    Për sa i përket zbulimit të vaksinës ndaj Coronavirusit, Krasniqi ka theksuar se duhet të kalohen muaj për ta zbuluar të njëjtën.

    “Virusi nuk është virus biologjik i natyrës, por ka përmbajtje të veçante artificiale dhe këtë e kam cekur disa herë dhe po e them edhe tani.  Edhe nëse do ta aprovojmë vaksinën do të jetë shumë e komplikuar dhe nuk do të jetë për një kohë shumë të shkurtër në dispozicion, por do ta zgjatë disa muaj dhe do ta ketë kohën e vet për të cilën ka nevojë deri të aprovohet me siguri të plotë”, ka thënë ai.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.