×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mjeku pneumolog: Shqetësuese rritja e rasteve me Covid-19 në institucionet publike

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Mjeku pneumolog Arjan Mezini deklaroi se ne tashmë duhet të ndërgjegjësohemi dhe të respektojmë protokollet për mbrojtjen nga Covid 19.

    Mezini ka theksuar se rritja e numrit të rasteve pas rihapjes ishte normale, por shqetësuese ishte fakti që numri më i madh i rasteve janë konstatuar tek institucionet publike dhe personeli mjekësor.

    Gjithashtu ai shprehet se fatmirësisht me rritjen e numrit të infektimeve nuk kemi rritje të pacientëve të shtruar në spitale.

    “Përhapja e infeksionit në një mjedis spitalor ku ka dhe pacientë me sëmundje të tjera kronike është fatale për ta. Analiza për personelin mjekësor duhej të bëhej më shpesh, nëse ne nuk kemi kapacitete të bëjmë njëherë në 4 ditë të paktën ne duhet ta bëjmë një herë në dy javë. Tek spitali “Shefqet Ndroqi”, pacientët tamponohen, ne nuk e bëjmë këtë testim sigurie tek personeli por tek pacientët bëhet te të gjithë. Kjo mungesë është problem pasi fut infeksionin te spitale.

    Ne jemi koshient që kishim një izolim të zgjatur dhe njerëzit e mërzitën. Unë mendoj se pas datës 15 prill ne e tepruam me masat duke shkaktuar lodhje te njerëzit. Ajo që është e pakuptimtë është përhapja e infeksionit në institucionet publike dhe mjekësore që tregon se ne nuk kishim një përgatitje të saktë në lidhje me respektimin e masave mbrojtëse. Rritje të rasteve do të kishte patjetër pas rihapjes, por nuk mendoja se rritja e rasteve do të ishte në këto institucione.

    Është rritur numra e infektimeve por fatmirësisht nuk kemi rritje të numrit të pacientëve për trajtim të specializuar, pas dy javësh do të kemi dhe një raport të qartë në lidhje me këtë ecuri”, është shprehur mjeku në abc.

    Ndër të tjera mjeku ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm të ruajnë distancimin social, të zbatojnë masat hijeno sanitare dhe të mbajnë maskat, pasi virusi është mes nesh dhe duhet të mësohemi të jetojmë me të.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten se i ka thënë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se ka...
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Numri i palestinezëve të vrarë që nga përfundimi i armëpushimit ka arritur në 109, Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë...
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Fitorja e së djathtës ekstreme u konfirmua zyrtarisht sot në Holandë, teksa lideri i saj Geert Wilders po lufton për të formuar...
    Të tjera
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Blerando ka shfaqur disa herë që është një djalë punëtor dhe nuk është dembel kur duhet...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Mbrëmë Blerando ka pyetur Edonën se a mundet të përballet me banorët e Big Brother VIP Kosova. Ndër ta ai i përmendi...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Blerando dhe Ganiu mbrëmë kanë debatuar me njëri-tjetrin. Blerando e pyeti se a mendon ai që...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipja ka argumentuar me banorët e tjerë se “thënia ‘në kuadër të lojës’, nuk është asgjë...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Lindita i ka treguar Albës për një situatë të ‘sikletshme’ që i kishte ndodhur me Lumbardhin....
    Vip01 Dhjetor 2023
    Adri dhe Edona janë kapur me Azemin, pas kurthit që ai dhe Blerando ia thurën banorëve. Si Adri po ashtu edhe Edona,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.