Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Miratohen kushtet për Shqipërinë, kalojnë në Parlamentin Evropian amendamentet

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Parlamenti Evropian miratoi te enjten, amendamentin me 15 kushte për qeverinë në Shqipëri para nisjes së negociatave.

    Me 388 vota pro, 280 kundër dhe 19 abstenime, u miratua amendamenti i Grupit të Partive Popullore Europiane. Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e raporterit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler, pranoi ekzistencën e 15 kushteve, te cilat u vendosën nga Këshilli Europian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti. Pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe djathta pavarësisht qëndrimit formal të grupeve.
    Grupi Socialdemokrat formalisht nuk u shpreh pro amendimit me shpjegimin se nuk duhej zbehur jehona festive e samitit të Zagrebit. Por shumë eurodeputetë socialdemokratë të prirë nga danezët dhe finlandezët votuan pro PPE. Një pjesë e nxitur nga eurodeputetët rumunë votuan kundra.

    Gjatë javës së shkuar shumë eurodeputetë, por edhe diplomatë europianë apeluan publikisht për domosdoshmërinë e përmbushjes së 15 kushteve sepse ndryshe nuk fillojnë negociatat. Opozita e quajti të papërgjegjshëm mohimin e 15 kushteve nga Rama; sipas saj kjo retorikë është pengesë kryesore për integrimin europian të vendit mbas përkeqësimit të treguesve të demokracisë e shtetit ligjor. Restaurimi i normalitetit demokratike vjen duke plotësuar 15 kushtet, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Tre ushtarë izraelitë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një person i armatosur pranë kufirit me Egjiptin, sipas një...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Kosovari 47 vjeçar po drejtonte furgonin në mënyrë korrekte kur është goditur nga një makinë që kishte hyrë në korsinë e gabuar...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Udhëheqësi i forcës mercenare ruse, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se gati të gjithë luftëtarët e tij janë larguar prej qytetit ukrainas...
    Të tjera
    Vip03 Qershor 2023
    Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, i ka dhënë së fundmi vetes disa ditë të mira pushimi. Për muaj me radhë, ajo...
    Lajme03 Qershor 2023
    Në veri të Republikës së Kosovës ka disa ditë që janë vendosur trupat e KFOR-it, përfshirë edhe ato amerikane, që të kujdesën...
    Lajme03 Qershor 2023
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) 2023. Indeksi i...
    Lajme03 Qershor 2023
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe shtetit të Indisë pas aksidentit tragjik të trenave në Odisha. Osmani...
    Lajme03 Qershor 2023
    Fatmir Gjeka, ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, tha se pakicat në Kosovë kanë të drejta që...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Tenistja ukrainase Elina Svitolina refuzoi të shtrëngonte duart me kundërshtaren e saj ruse pasi fitoi, Anna Blinkova një ndeshje ditën e djeshme,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.