×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja e Jashtme shpalos bisedën me ambasadorët, tregon çfarë i kanë njoftuar

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka publikuar detaje të bisedës që kanë pasur sot në videokonferencën me ambasadorët, raporton Gazeta Express.

    Kryediplomatja e Kosovës ka shkruar në Facebook se së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti kanë pasur sot një videokonferencë me Ambasadorët e Republikës së Kosovës që janë në misione diplomatike nëpër botë.

    “I informuam rreth marrëveshjes së arritur në Uashington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë nën garancën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si hap i madh pararendës drejt marrëveshjes finale për njohje reciproke. Diskutuam pikat e marrëveshjes së Uashingtonit që ndërlidhen me fushëveprimin e MPJD-së, në veçanti njohjen historike nga Izraeli, dhe implementimin i kësaj marrëveshjeje ditëve në vijim”

    “I falënderova Ambasadorët tanë për punën e tyre të mirë përkundër gjendjes pandemike dhe masave të kufizimit. Ju kërkova atyre dinamikë të shtuar të veprimit diplomatik në proklamimin e të vërtetës së Kosovës, dhe proaktivitet në vendet pritëse që të shfytëzojmë momentumin e krijuar për të krijuar ura të reja miqësie me synimin e shtimit të njohjeve për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj./Front Online

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.