×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë shfuqizon udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave, farmacistët e quajnë vendim kriminal

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të shfuqizojë udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

    Në një dokument të siguruar nga KOHA, ky vendim arsyetohet se “bazuar në raportin e datës 9 qershor të vitit 2020 të Komisionit të ankesave për shqyrtimin e ankesave të qarkulluesve me shumicë dhe pakicë të produkteve medicinale në Republikën e Kosovës, mes tjerash ky Komision ka konstatuar që dispozitat e këtij akti nënligjor kanë përcaktuar mënyra të ndryshme për metodologjinë e përcaktimit të çmimeve të produkteve dhe në mungesë të listave zyrtare të cilat janë përdorur nga Komisioni për përcaktimin e çmimeve”.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Odës së Farmacistëve të Kosovës.

    Kjo odë e ka quajtur të turpshëm dhe kriminal vendimin. Farmacistët kanë kërkuar largimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.“Shfuqizimi i udhëzimit për rregullimin e çmimeve të barnave sa e turpshme aq kriminale. Ministër Zemaj po e turpëron veten dhe familjen tënde e popullin po e varfëron. Ik sa më parë! OFK do të thërrasë Këshillin Drejtues dhe do të këshillohet edhe me Kuvendin e OFK-së për veprimet që do të ndërmerren!”, thuhet në reagimin e kësaj ode.Ndër të tjerash, ky udhëzim administrativ kishte për qëllim të përcaktonte dhe rregullonte çmimet e produkteve medicinale për shitje me shumicë dhe pakicë në sektorin privat nga subjektet e licencuara, produkteve medicinale nga Lista e Barnave Esenciale dhe produkteve medicinale nga Lista e Barnave të Rimbursueshme nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Udhëzimi përcaktonte çmimin fiks për shitje me shumicë dhe pakicë përmes subjekteve të licencuara, ndërsa përcaktonte edhe tavanin e çmimeve në raport me Listën e Barnave Esenciale.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Shoferi i një automjeti, bashkë me drejtuesin e një motoçiklete, janë aksidentuar mes vete, sot në Prishtinë. Aksidenti ndodhi në Rrugën C....
    Lajme31 Maj 2025
    Albin Kurti, kryeministër në detyrë, sot gjatë ditës së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe me ministrin e...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot i ka dorëzuar Çelësin e Prishtinës, Ekrem Bardhës, duke e cilësuar këtë si privilegj, dhe duke...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    Lajme31 Maj 2025
    Gazmend Syla, nënkryetari i OVL UÇK-së, ka thënë se protesta e tyre kur ishte Trendafilova në Kosovë nuk ishte për ta frikësuar...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Një punëtor nga Bosnja Hercegovina ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Tiranë dhe për pasojë ka vdekur. Policia e Tiranës...
    Sport31 Maj 2025
    Llapi është skuadra që qëndron në Superligë, pas fitores në penallti ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit. Gjithçka ishte e barabartë deri...
    Lajme31 Maj 2025
    Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka uruar ish kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.