×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Selimi: Serbia i ka informacionet për fatin e Ukshin Hotit

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, thotë se dokumentari i publikuar mbrëmë në televizionin publik për veprimtarin Ukshin Hoti, ka hedhur dritë mbi vrasjen e tij.

    Teksa komenton dokumentarin, Selimi shkruan se edhe përkundër faktit që Serbia ka informacione për fatin e Ukshin Hotit, asnjëherë nuk i ka publikuar ato dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i sjellë të dyshuarit para drejtësisë.

    Tutje, Selimi thekson se Kosova nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për Ukshin Hotin dhe të pagjeturit e tjerë.

    “Shfaqja e dokumentarit “Udhëve” në RTK, ka hedhur dritë mbi vrasjen e veprimtarit Ukshin Hoti, bazuar në një dokument që ka rrjedhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Qeveria e Serbisë, edhe përkundër faktit që ka informacione për fatin e Ukshin Hotit, asnjëherë nuk i ka publikuar ato dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i sjellë të dyshuarit para drejtësisë, siç nuk ka bërë për asnjë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë. Për më tepër, është e papranueshme disbalanca e presionit ndërkombëtar për krime lufte ndaj Kosovës krahasuar me atë ndaj Serbisë dhe që agresori të barazohet me viktimën në tavolinën e dialogut. Kosova nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për Ukshin Hotin dhe të gjithë ata qytetarë të Kosovës, për fatin e të cilëve nuk dihet edhe 21 vjet pas lufte. Nuk do të lejojmë që krimet të mbesin pa u ndëshkuar”, shkruan ai.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot qëndroi për vizitë në Kosovë. Thaçi derisa takoi nga afër babanë e tij të sëmurë në...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka ripërsëritur qëndrimin e tij se LDK do të qëndroj në opozitë. Madje sipas...
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbajtur një ligjëratë në Firencë për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ai...
    Të tjera
    Lajme13 Mars 2025
    Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti me leje të Gjykatës Themelore në Gjilan me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ka...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se përgjigjja e Putinit ndaj propozimit për armëpushim është “manipuluese” dhe bëri thirrje për më shumë sanksione...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar sot iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij nga Bashkësia Islame...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK në këto zgjedhje nuk doli me rezultat të 12 përqindshit...
    Lajme13 Mars 2025
    Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në skajet perëndimore dhe jugperëndimore të Kosovës, mund të ketë reshje...
    Lajme13 Mars 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë të qartë qëndrimin e partisë së tij në lidhje me mundësitë për koalicione...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.