×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ministri indian: Kina i ka humbur së paku 40 ushtarë gjatë përleshjes në kufi

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Një ministër i qeverisë federale në Indi ka thënë se Kina i ka humbur së paku 40 ushtarë gjatë përleshjes me ushtrinë indiane në një zonë të kontestuar kufitare gjatë kësaj jave.

    Në anën tjetër, Kina nuk ka thënë asgjë për humbjet në luftimin me shkopinj që ndodhi në Ultësirën e Galvanit, në pjesën perëndimore të Himalajeve, ku 20 ushtarë indianë u vranë dhe së paku 76 të tjerë u lënduan.

    “Nëse 20 janë martirizuar në anën tonë, atëherë do të ketë qenë së paku dyfishi në anën e tyre”, tha V.K.Singh, ministër i Transportit.

    Sidoqoftë, Singh, i cili më herët ka shërbyer si komandant ushtrie, nuk ofroi ndonjë dëshmi për ta mbështetur deklaratën e vet. Ai tha se Kina historikisht nuk ka pranuar se ka pësuar humbje në ndonjë luftë, përfshirë konfliktin e vitit 1962 me Indinë.

    Palët e kanë akuzuar të shtunën njëra-tjetrën për shkelje të kufirit që u bë arenë e përleshjes së parë të përgjakshme në gjysmëshekullin e fundit.

    Pavarësisht bisedimeve mes komandantëve lokalë të të dyja ushtrive për uljen e tensioneve, trupat po qëndrojnë në gjendje gatishmërie në disa lokacione.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e ka kritikuar Kinën për rritjen e tensioneve kufitare me Indinë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Të mërkurën u publikua një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, përmes së cilit i ishte refuzuar ankesa Safet Demirit nga Medvegja...
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari...
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ushtria e tij ka gjuajtur një raketë të re në Ukrainë me rreze të mesme veprimi....
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditën e Alfabetit Shqip. E pikërisht sot po shënohet...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim me qytetarët në Obiliq, shkruan Periskopi. Abdixhiku në këtë tubim u...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon Supreme Plus – Përfitoni tani! Artmotion ju fton...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi dje në lexim të dytë Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Përfshirja në skandalin e Rezervave Shtetërore dhe një proces hetimor kundër tij, nuk e kanë janë bërë pengesë për ngritjen në detyrë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. Ai e ka falenderuar Gudjev për bashkëpunimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.