×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Shëndetësisë thirrje qytetarëve: Virusi është akoma prezent, zbatoni rekomandimet e IKSHPK-së

    FrontOnline
    05 Qershor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë në përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për parandalimin e koronavirusit.

    “Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj pakujdesia e disa qytetarëve në moszbatimin e masave mund të shtojë rrezikun e përhapjes së infeksionit nga virusi SARS CoV-2”, shkruan Zemaj, transmeton Gazeta Sinjali.

    Apeli i tij i plotë:

    Duke qenë se situata epidemiologjike ditët e fundit paraqitet me rritje të rasteve pozitive dhe nuk është stabile në disa komuna të Kosovës, kërkojmë që të zbatohen me përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

    Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj pakujdesia e disa qytetarëve në moszbatimin e masave mund të shtojë rrezikun e përhapjes së infeksionit nga virusi SARS CoV-2.

    Virusi është akoma prezent dhe nëse nuk u përmbahemi rekomandimeve të dhëna me një disiplinë të madhe, mund të shfaqen raste të reja dhe kështu ta mbingarkojmë sistemin shëndetësor me pasoja të paparashikuara dhe rrezikim të drejtpërdrejt të jetës së qytetarëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kërkojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse, duke respektuar në mënyrë strikte distancimin fizik, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e ambienteve shtëpiake dhe të punës, për të pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe për të shmangur përhapjen e virusit brenda hapësirave të mbyllura.

    Situata epidemiologjike është duke u monitoruar në vazhdimësi, me angazhime për të mos lejuar përkeqësimin, që do të na detyronte të kthehemi prapa dhe të marrim masa shtesë në parandalimin e pandemisë që do të nënkuptonin edhe ndalesat e disa veprimtarive që tashmë janë hapur dhe po funksionojnë normalisht, gjithmonë të obliguar që të zbatojnë rekomandimet e IKSHPK.

    Njëherësh dëshirojmë të informojmë qytetarët se të gjithë ata që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të kenë bërë paraprakisht testin në COVID-19 ose të vetizolohen për 7 ditë duke qëndruar në shtëpi, duke iu shmangur kontakteve me të afërmit dhe duke mbajtur distancën dhe higjienën personale. Çdo shkelje e këtyre rregullave do të ishte rrezikim i shëndetit të tjerëve që është e ndaluar edhe në bazë të Ligjit për parandalimin e dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

    Zbatimi i rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike duhet të mbikëqyret nga organet e rendit dhe inspektoratet në terren dhe do të merren masa ligjore për të gjitha rastet e moszbatimit të këtyre rekomandimeve.

    Ju lutemi të keni kujdes, sepse akoma ekziston rreziku i përhapjes së virusit në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Lehtësimi i masave nuk bërë për ta ulur kujdesin, por për të na bërë më të përgjegjshëm.

    Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin e konsiderojmë si vlerë sublime. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juajaj, sepse ashtu do të rrezikohemi të gjithë.

    Të kujdesimi bashkë, për shëndetin e njëri-tjetrit, për shëndetin tonë!.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.