
Mikrobiologu Lul Raka, në një intervist për portalin FrontOnline, ka treguar se a zhduket pandemia e coronavirusit me ngritjen e temperaturave në stinen e pranverës dhe verës.
Ai tha se temperaturat e larta e ulin shkallën potenciale të infeksionit, por nuk e zhdukin.
Sipas tij, ekziston mundësia që të ulet shkalla e potenciale që shkakton infeksionin, por asesi ta zhdukë atë.
“Tash temperaturat e larta e rrisin sasinë e rrezeve ultravjollce të cilat ndikojnë në mikroorganizmat, por ky është virusi i ri nuk e dimë se si do të sillet, gjithsesi prej përvojave me virus të ngjashëm të cilat prekin traktin respirator, gjatë pranverës dhe verës, ulet shkalla e potencialit që të shkaktojnë infeksione, por nuk zhduket”, u shpreh ai për Front Online.