Nuk është e pazakontë që shfaqjet në shtëpinë e operës “Gran Teatre del Liceu” të Barcelonës të mbushen menjëherë, por kësaj radhe muzikantët përformuan të hënën për një audiencë të pazakontë.
Sipas mediave të huaja, opera po shënon heqjen e masave në Spanjë, të implementuara muaj më parë, si pasojë e sëmundjes COVID-19.
Dhe mijëra bimë “ngjyrosën” sallën e operës madhështore.
Ngjarja e fundit ishte punë e artistit konceptual, Eugenio Ampudia, dhe përfshiu një përformancë nga kuarteti i vargjeve, UceLi Quartet.
Gjithsej, 2,292 bimë “gjelbëruan” teatrin, ndërsa opera përformoi “Crisantemi” të Puccinit, sipas një deklarate nga Liceu. /Telegrafi/