×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Meta reagon për Thaçin: Akuzat provokative, do ta përballojë me dinjitet

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Në konferencën e përjavshme për mediat presidenti Ilir Meta ka reaguar edhe për aktakuzat e ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët akuzohen për krime lufte.

    Meta ka theksuar se ky është një moment sfidues dhe duhet të përballohet me urtësi jo vetëm nga Thaçi dhe Veseli, por nga të gjithë. Nga ana tjetër kreu i shtetit i ka cilësuar provokative aktakuzat e ngritura.

    “Aktakuzat ndaj shkëlqesisë së tij Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit. Ky është një zhvillim mjaft sfidant i cili që do të përballohet me shumë urtësi, unitet por edhe largpamësi, jo vetëm nga ata të dy, por nga të gjithë. Kjo nuk është sfidë e tyre personale, por do të përballohet jashtë kalkulimeve afatshkurtra nga e gjithë klasa politike në Kosovë. Kjo nuk është aktakuza e parë ndaj udhëheqësve politikë në Kosovë, ku pala që donte të fitonte mbi dinjitetin njerëzor e ka kthyer në një strategji të sajën njollosjen e UÇK por edhe dëmtimin e shtetit të Kosovës, pavarësia e cilit është njohur nga gjykata e drejtësisë por ka treguar se është një faktor stabiliteti. Jam i sigurt që ata do ta përballojnë me mjaft dinjitetin njerëzor këto akt provokat”, tha Meta.

    Presidenti i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetares së Abc Neës, Erneta Shevroja lidhur me ftesën e Behgjet Pacollit për një tryezë bisedimesh drejtuar atij dhe kryeministrit Rama, ku pjesë të ishin dhe anëtarët të tjerë nga faktori shqiptar.

    “Nuk është koha për protogonizma, së dyti Kosova është një shtet i pavarur, ka institucionet e saj, dhe ka treguar se momente dhe kriza të vështira i zgjidh dhe më mirë se ne, unë jam i hapur për tu takuar me udhëheqësit shqiptarë kudo që janë, por në momente sfidash unë kam parë dhe jam i sigurt se e rrisin përgjegjësinë e tyre”, tha Meta.

    Thaçi ateron në Tiranë, të dielën i adresohet popullit

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, është deklaruar në lidhje me procesin zgjedhor duke thënë se ky proces tani është në fazën e...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Durrës, ku theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit për Shqipërinë dhe procesin e integrimit...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla, ka folur për ceremoninë e varrimit të babait të Hashim Thaçit. Ai ka thënë se është...
    Të tjera
    Vip21 Mars 2025
    Gjesti këto ditë ka qenë i ngarkuar emocionalisht. Komentuesi i Big Brother, i njohur në rrjete sociale Andrea, tha se Gjesti ka...
    Lajme21 Mars 2025
    11 trupa të personave të zhdukur janë gjetur në varrezën masive në Bishtazhin më 19 mars të këtij viti, viktima këto që...
    Sport21 Mars 2025
    Shqipëria nis mbrëmjen e sotme rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë të Kualifikueseve do të ketë...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Nëse vizitat mbretërore kanë të bëjnë me dërgimin e një mesazhi, atëherë fotografia e Princit të Uellsit në një tank pranë kufirit...
    Lajme21 Mars 2025
    Vëllai i deputetes së VV-së njëherësh bashkëshortes së Rexhep Selimit, Shqipe Selimit, ka shkuar për ngushëllime në familjen Thaçi. Ai për këtë...
    Lajme21 Mars 2025
    Sot shënohet Dita Botërore e Sindromës Down. Në kuadër të kësaj dite, presidentja Vjosa Osmani ka takuar persona të jashtëzakonshëm, të cilët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.