×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti belg: Në burgun në Kosovë do të dërgoheshin të gjithë ilegalët, përpos kosovarëve

    FrontOnline
    02 Maj 2024

    Në Belgjikë, ditëve të fundit po diskutohet ndërtimi i një burgu në Kosovë, i cili do të shërbente për drejtësinë belge për t’i dërguar të gjithë të huajt me qëndrim ilegal në Belgjikë.

    Deputeti i partisë belge N-VA, Theo Francken, i cili ka qenë edhe Sekretar i Shtetit për Azil dhe Migrim, duke folur në televizionin RTL të enjten, tha se krijimi i një burgu në Kosovë është i mundshëm, transmeton Klankosova.tv.

    Ai thotë se më shumë njerëz duhet të futen në burg, por thekson se burgjet aktuale të Belgjikës janë të mbushur.

    “Është e mundur. Socialistët në Danimarkë po e bëjnë, kanë një marrëveshje me Kosovën dhe do të zbatohet në muajt e ardhshëm. Për mua është e qartë që duhet ta kopjojmë këtë marrëveshje sepse kemi rreth 3000 ilegalë në burgjet tona, persona që nuk kanë leje qëndrimi në Belgjikë”, deklaroi deputeti Francken.

    Megjithatë, ai thotë se në këtë burg nuk do të mund të dërgoheshin kosovarë që kapen pa leje qëndrimi në Belgjikë. “Të gjithë ata që nuk kanë letra do të dërgoheshin në Kosovë, por nëse nuk janë kosovarë. Në Danimarkë nuk ka asnjë problem me të drejtat e njeriut. Nëse mund ta bëjnë socialistët danezë, mund ta bëjmë edhe ne, sepse jemi të dy shtete evropiane”, tha Francken.

    Konkretisht, Belgjika do të ndërtonte një burg në Kosovë dhe do të ishte përgjegjëse për mbikëqyrjen. “Ne e kemi bërë më parë, kemi mbikëqyrur një burg në Holandë. Kështu që është e mundur të bëhet edhe në Kosovë, ose Shqipëri, ose Gjeorgji ose vende të tjera. Duhet të negociojmë me këto vende. Kam folur me Kryeministrin dhe është e mundur”, potencoi deputeti i partisë belge N-VA, Theo Francken. /Klankosova.tv

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2024
    Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dhënë një koment mbi letrën që tre liderët evropianë, kancelari...
    Lajme16 Maj 2024
    Ambasada e Italisë në Kosovë, ka bërë të ditur se me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi, ambasadori Antonello De Riu, pati një...
    Lajme16 Maj 2024
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nga Partia Demokratike e Kosovës sonte bashkë me ambasadorin...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë...
    Lajme16 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë...
    Lajme16 Maj 2024
    Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar...
    Lajme16 Maj 2024
    Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do...
    Lajme16 Maj 2024
    Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.