
Presidenti Ilir Meta ka publikuar pamjet e dhunës policore ndaj artistëve të cilët po protestonin në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Kusht hesht dhe nuk guxon ta dënojë, thotë Meta, është bashkëfajtor dhe nxitës i kësaj dhune.
Reagimi i Metës:
Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!
Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!
Kurajë qytetare dhe solidaritet!
Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!
Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane!