Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është i merituar dhe sipas tij kjo duhet të ndodhë sa më parë.
Tutje, Meta ka përshëndetur 42 eurodeputetët që kanë mbështetur heqjen e vizave për Kosovën.
“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është mëse i merituar, dhe një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë. E përshëndes gjestin politik të 42 anëtarëve të Parlamentit Europian, në mbështetje të perspektivës europiane të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon”, ka shkruar Meta.