×
  • Lajme
  • Lajme

    Mesazhi i fundit si kryeministër: Kjo është qeveri e paligjshme, kjo është qeveria koti

    FrontOnline
    03 Qershor 2020

    Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është drejtuar me një video të fundit qytetarëve nga zyra e Kryeministrisë.

    Kurti, nga aty ka numëruar sukseset e qeverisjes së tij, duke përmendur ndër të tjera zvogëlimin e kabinetit qeveritar, zvogëlimin e pagave, reciprocitetin me Serbinë e shkarkimet nga bordet.

    “Katër muaj qeverisje, kurse nesër nuk do të jem më në atë zyrë. Katër muaj qeverisje e mirë, me 213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë. Që nga zgjedhjet e 6 tetorit kemi dëshmuar se jemi partia e parë në vend e Kuvend, kemi dëshmuar se është e mundur të qeverisësh pa marrëveshje me Listën Serbe, se mund të zvogëlohet kabineti qeveritar, se mund të zvogëlohen pagat e qeveritarëve e të rritet përkushtimi ndaj qytetarëve. Dëshmuam se mund të ndalet gjakderdhja financiare, se mund të menaxhohet pandemia pa gjendje të jashtëzakonshme, kemi dëshmuar se mund të vendoset reciprociteti me Serbinë.”, u shpreh ndër të tjera Kurti.

    Qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin e ka quajtur qeveri koti derisa ka thënë se nesër nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës.

    “Aktgjykimi i fundit i Kushtetueses është i papranueshëm. Me atë vendim ata kanë bërë agresion mbi Kushtetutën dhe kanë zhvleftësuar veten. Kjo qeveri është e paligjshme, kjo është qeveria Koti, ne jemi qeveri alternative”, u shrpeh ndër të tjera Kurti në mesazhin e tij të fundit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.