×
  • Lajme
  • Lajme

    Merkel flet hapur, zbulon prapaskenat si u parandalua lufta mes Greqisë dhe Turqisë

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Më shumë se dy muaj pasi Angela Merkel ndërhyri për të shmangur një konfrontim ushtarak midis Greqisë dhe Turqisë, kancelarja gjermane ka zbuluar sot detaje nga negociatat e vështira midis dy fqinjëve të Egjeut.

    Kancelarja gjermane tha se tensionet ishin aq të larta sa,vendi i sa dhe fuqitë e tjera europiane kishin ndërhyrë me sukses në momentin e fundit, përpara se Greqia dhe Turqia të shkonin drejt luftës de facto.

    “Është e vështirë të imagjinohet se sa e vogël është distanca midis konfliktit ushtarak dhe zgjidhjes paqësore në disa raste”, tha Merkel duke folur në një seancë të Bundestagut gjerman përpara takimit të Këshillit Europian në 1-2 Tetor.

    Edhe pse Greqia ka kërkuar vendosjen e sanksioneve kundër Turqisë, Merkel hodhi edhe njëherë poshtë këtë kërkesë.

    “Tensionet me Greqinë dhe palën greko-qipriote janë të larta, megjithatë Turqia është një partner i NATO-s. Ajo po ashtu ka treguar përpjekje të jashtëzakonshme në pritjen e refugjatëve”, tha Merkel, ndërsa kritikoi Greqinë rreth zhvillimeve të fundit në kampin Moria në ishullin e Lesvos.

    “Ne duhet të ekuilibrojmë marrëdhëniet tona me kujdes dhe të përqendrohemi në bashkëpunim”, tha ajo, duke i përshkruar marrëdhëniet e BE-së me Turqinë si “shumëdimensionale”.

    Angela Merkel pati një telefonatë me Erdogan dhe Presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel këtë javë dhe i tha Erdoganit të hynte në bisedime me Greqinë.

    Grekët janë më se të zhgënjyerit me politikën e Berlini, pasi Merkel ka pranuar të bëjë rolin e ndërmjetësueses, por jo të ndëshkueses të Turqisë. Në Athinë, ku një sërë mediesh po akuzojnë Gjermaninë, por edhe BE-në se ka braktisur një vend anëtar.

    “BE tregoi se ka zgjedhur të qetësonte Turqinë dhe Erdoganin, në vend që të mbronte fuqishëm dhe pa mëdyshje sovranitetin e shteteve anëtare të saj si Greqia dhe Qipro. BE po vendos një precedent të rrezikshëm”, shkruan gazeta greke “Ekathimerini”.

    Përplasja me Greqinë mbi kufijtë detarë dhe rezervat e gazit natyror ka alarmuar Greqinë, e cila duket se po përgatitet për mundësinë e një incidenti ushtarak.

    Duke iu frikësuar një përballje ushtarake me Ankaranë, Athina ka vendosur të armatoset, duke blerë avionë, mjete ushtarake dhe armë. Athina ka lidhur një marrëveshje me Francën dhe një sërë vendesh të tjera mbi blerjet e armëve për të fuqizuar forcat e saj të armatosura, ndërkohë që tensionet me Turqinë në rajonin e Mesdheut Lindor vijnë duke u rritur.

    Franca ka qënë e para fuqi europiane që ka ndërhyrë, duke acaruar më tejmarrëdhëniet midis Parisit dhe Ankarasë, të dy aleatë të NATO-s, pasi Franca është duke sulmuar ashpër Turqinë për rolin e saj në Libi.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencën për media të thirrur pas protestës së bizneseve ka theksuar se në fund...
    Lajme29 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencën për media të thirrur pas protestës së bizneseve ka theksuar se në fund...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, sot është pyetur nga gazetarët edhe për qëndrimin që do të mbajë nëse LVV do...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Lidhja e Biznesve të Kosovës e ka quajtur të papranueshme dhe të dëmshme deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili barazoi...
    Lajme29 Maj 2025
    Bizneset po protestojnë në hyrjet kyçe të Prishtinës qysh nga ora 10:00 e deri në ora 12:00, Për këtë, Ministrja në detyrë...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje s’po bën “asnjë veprim” që tha do ta nxirrte Kosovën...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për sa i përket protestës së...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, pasi që ky i fundit krahasoi bllokadat...
    Lajme29 Maj 2025
    Seanca e 24-të konstituive do të mbahet pas dy ditësh. Kështu njoftoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.