Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Covid-19 ka marrë vendim për mbylljen e përkohshme të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë, pasi disa punëtorë shëndetësorë të kësaj qendre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Rezultatet e punëtorëve shëndetësorë janë konfirmuar sot nga IKSHPK-ja, njofton Klan Kosova.
Punëtorët shëndetësorë tani e disa ditë kanë qenë në vetizolim, mirëpo për shkak të sigurisë është sugjeruar mbyllja e QMF-së, derisa të përfundojë testimi i punëtorëve tjerë shëndetësorë dhe të krijohen kushte për kryerjen e shërbimeve shëndetësore.
Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Covid-19 në Malishevë kërkon nga të gjithë qytetarët e kësaj ane që për disa ditë shërbimet shëndetësore t’i kryejnë në QKMF në Malishevë.