×
  • Kronika
  • Kronika

    Mbi tetë vjet burg dhe 6 mijë euro gjobë, ndaj dy të akuzuarve për transportim të paautorizuar të narkotikëve

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues kundër dy të akuzuarve A. M. (1) dhe A. M. (2), shtetas të Republikës së Shqipërisë sepse në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të ish Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    I akuzuari A. M. (1) është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej tremijë (3000) euro. I akuzuari A. M. (2) është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vjet dhe dënim me gjobë në shumën prej tremijë (3000) euro. Të akuzuarve në këtë dënim do të iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21 gusht 2019. Po ashtu të akuzuarit janë obliguar që të paguajnë secili veç e veç shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej dyqind (200) euro si dhe shumën prej pesëdhjete (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

    Gjatë shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar është vërtetuar se të pandehurit më 21 gusht 2019, pa autorizim kanë importuar substancë narkotike e llojit “Marihuanë” nga Republika e Shqipëria për në Republikën e Kosovës në atë mënyrë që; i pandehuri A. M. (1) pasi kalon pikën kufitare “Qafë Morinë” në Gjakovë, e parkon veturën e markës Mercedes tek parkingu i qendrës tregtare “ETC” në Gjakovë, më pas me të pandehurin A. M. (2) me veturën e markës …… së bashku vazhdojnë rrugën në drejtim të qendrës tregtare “Landi Star” ku ndalohen për kontrolle nga njësia antidrogë. Meqenëse i pandehuri A. M. (1) e kishte të parkuar automjetin tek “ETC”, për të cilin kohë më parë kishte informacione se posedonte substancë të dyshuar për narkotikë, njësiti antidrogë, së bashku me të dyshuarit kanë shkuar tek vetura e parkuar pranë “ETC-s” dhe gjatë kontrollit, në pjesën e pasme (bagazh), janë gjetur katër (4) thasë me substancë në formë bari e dyshuar për “Marihuanë”, ku nga ekzaminimi laboratorik i forenzikës është konstatuar se të akuzuarit kishin në posedim neto njëzet e nëntë (29) kilogram e treqind e shtatëmbëdhjetë (317.57) gram, substancë narkotike të llojit Marihuanë.

    Urdhërohet Stacioni Policor në Gjakovë, që pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi të bëjë shkatërrimin e substancës narkotike si dhe ndaj të akuzuarit A. M. (1) ti konfiskohet automjeti i markës “Mercedes-Benz” ashtu që pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, Agjencia për Sekuestrimin e Pasurisë së Konfiskuar në Prishtinë, obligohet që ta marr nën administrim dhe menaxhim.

    Të akuzuarve iu vazhdohet masa e paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. Palët kane të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Kronika15 Maj 2025
    Një vjedhje e rëndë është raportuar gjatë ditës së mërkurë në Mitrovicë të Veriut. Sipas raportit të policisë, persona të panjohur kanë...
    Kronika15 Maj 2025
    Një burrë derisa ishte duke kryer punime në Ferizaj, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit 24-orësh të...
    Kronika15 Maj 2025
    Një grua ka vdekur të mërkurën në Prishtinë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet lidhur me vdekjen...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2227 gjoba trafiku. Nga PK-ja është...
    Lajme15 Maj 2025
    Deputetja Emilja Rexhepi, për FrontOnline në prag të takimit të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani më 15 maj, ka theksuar se është...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Katari kanë nënshkruar një marrëveshje historike ekonomike me vlerë të paktën 1.2 trilionë dollarë, njoftoi sot...
    Lajme15 Maj 2025
    Edhe këtë sezon, FAFA Resort, një nga emrat më të mëdhenj të turizmit në Shqipëri, vazhdon të jetë pjesë e ofertave të...
    Lajme15 Maj 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Beke Berisha, për FrontOnline ka shprehur skepticizëm lidhur me efektivitetin e takimit konsultativ të...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Sytë e gjithë Evropës drejtohen sot dhe nesër drejt Tiranës. Këtë 15 maj, 47 liderë të Bashkimit Evropian dhe vendet partnere do...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.