×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbi 80 për qind e britanikëve duan që Kina të hetohet për koronavirusin

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Shumica e britanikëve kanë thënë se kryeministri i tyre, Boris Johnson, duhet të kërkojë hetim ndërkombëtar për menaxhimin që Kina ia ka bërë koronavirusit në fazat e para të përhapjes.

    Më shumë se 80 për qind e banorëve të Britanisë dëshirojnë që qeveria e tyre ta detyrojë Pekinin të përballet me hetime në lidhje me atë që ka ndodhur. Anketa u krye nga organizata “Henry Jackson Society”.

    Sipas kësaj akete, shtatëdhjetë për qind e të anketuarve besojnë se ministrat duhet të përpiqen që të marrin masa ligjore kundër qeverisë kineze, nëse zbulohet se ky shtet e ka shkelur ligjin ndërkombëtar, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

    Ky rezultat erdhi në kohën kur deputetët konservatorë janë treguar të zemëruar me veprimet e shtetit komunist. Pekini vazhdimisht është dyshuar për mashtrim me numrin e të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi.

    Më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se Kina duhet të japë përgjegjësi, nëse ka qenë përgjegjëse në mënyrë të vetëdijshme për situatën e krijuar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.