-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 60 % e rasteve në Infektivë me oksigjenoterapi, Drejtoresha jep detaje për Front Online

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Numri i të infektuarve me Coronavirus në Kosovë është duke u rritur. Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 214 persona, raporton portali Front Online.

    Personat e prekur me Coronavirus të cilët po kërkojnë trajtim në Klinikën Infektive janë të shumtë.

    Në këtë Klinikë numri i të hospitalizuarve sillet rreth 115 persona, ndërkaq pjesa tjetër po trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë dhe Mjekësinë Sportive.

    Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj- Berisha.

    Ajo tha se 60 % e rasteve që po trajtohen në këtë Klinikë janë me oksigjenoterapi.

    “Ne në Klinikën Infektive  gjatë ditëve të fundit i kemi vazhdimisht 100 pacientë, 110 deri në 115 pacientë d.m.th. prej 100 e mbi pasi që me numra konkret nuk po mundemi me fol, pasi që vazhdimisht po pranohen pacientë të ri dhe po lirohen pacientët e shëruar. Për çdo ditë  i kemi mbi 100 pacientë, në 60 % të rasateve janë me oksigjenoterapi”, tha ajo për Front Online.

    Drejtoresha e Infektives tha se përveç të moshuarve, ka edhe pacientë në moshë të re të cilët kanë nevojë për oksigjenoterapi.

    “Fëmijë nuk kemi të hospitalizuar, në mesin e personave të shtirë ka edhe gra edhe meshkuj kemi edhe mosha të reja që kanë nevojë për osksigjenoterapi, d.m.th. nuk është që dominojnë moshat e shtyera dhe raste me sëmundje, por kemi edhe persona të ri që kanë nevojë për oksigjenoterapi”, tha ajo për Front Online.

    E pyetur se sa ka kapacitete Klinika Infektive t’i trajtojë të gjitha raste me Coronavirus, Ajazaj-Berisha, tha se rastet me COVID-19 tani po trajtohen edhe në Klinikën e Pulmologjisë dhe Mjeksinë Sportive dhe në raste se gjendja përkeqësohet do të zgjerohen kapacitetet edhe në Klinikat tjera.

    “Tani ju e dini se nuk është vetëm Klinika Infektive duku u marrë me këto raste me COVID-19 është edhe Klinika e Pulmologjisë dhe Mjekësia Sportive, dhe varësisht nga nevoja zgjerohen kapacitetet edhe në Klinikat tjera”, tha ajo për Front Online.

    Pandemia e Coronavirusit ka prekur edhe stafin mjekësorë në Klinikën Infektive. Me covid-19 ka rezultuar pozitiv një infektolog dhe një infermiere.

    Për zëvendësimin e tyre, Drejtoresha e Klinikës tha se janë duke bashkëpunuar me spitalet regjionale pasi që shumë infektologë janë shprehur të gatshëm të i’u dalin në ndihmë.

    “Ne për momentin e kemi një infektolog që është pozitiv dhe një infermiere që është pozitiv. Jemi duke kontaktuar edhe me spitalet regjionale pasi që ka kemi infektolog që janë shfaqur vullnetar për të na ndihmuar dhe pritet që së shpejti të caktohen edhe ekipet mjekësore të cilat do të na dalin në ndihmë, për momentin jemi duke punuar me kapacitetet tona”, tha ajo tutje për Front Online.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme11 Gusht 2025
    Një person u vra, të hënën në Prishtinë – rreth orës 22:00. Gjuajtja me armë zjarri në Hajvali u konfirmua nga Policia...
    Lajme11 Gusht 2025
    Nesër pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të sillen nga...
    Lajme11 Gusht 2025
    Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që u vra sonte në fshatin Hajvali të Prishtinës është 41-vjeçari Muhamet Matoshi. Ngjarja e rëndë ka...
    Të tjera
    Lajme11 Gusht 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar zyrtarisht Enver Halitin si kandidat për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. “Enver Haliti e...
    Lajme11 Gusht 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar katër zyrtarë policorë, prej tyre një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti...
    Bota/Rajoni11 Gusht 2025
    Një shpërthim u raportua në uzinën US Steel Clairton jashtë Pittsburgh, Pensilvani të SHBA-ve, të hënën, duke shkaktuar lëndime të shumta dhe...
    Lajme11 Gusht 2025
    Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në Komoran, në drejtimin Pejë-Prishtinë. Lajmi për media ishte konfirmuar nga Daut Hoxha, zëdhënës i...
    Lajme11 Gusht 2025
    Një person ka vdekur dhe 10 të tjerë janë lënduar nga aksidenti në Komoran ku u përfshinë gjashtë vetura. Burime të Klan...
    Lajme11 Gusht 2025
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka paralajmëruar se policia multietnike në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak po rrezikon të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.