×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maska do të bëhet e detyrueshme edhe në Shqipëri

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    “Maskat ose barrierat e mbrojtjes prej tekstili do të jenë të detyrueshme të mbahen në ambientet e mbyllura nga çdo qytetar”. Nga qendra shëndetësore nr. 8 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se vendosja e maskës me detyrim në ambientet e mbyllura është një masë e domosdoshme, që do të hyjë në fuqi për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të kufizuar përhapjen e COVID19.

    “Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve kemi vendosur që maskat/barrierat mbrojtëse, ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t’u përdorur në ambientet e mbyllura. Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen”, bëri të ditur Manastirliu.

    Duke theksuar betejën e madhe që po bëhet në spitalin infektiv për shpëtimin e jetëve të pacientëve ku aktualisht po trajtohen 90 qytetarë, Manastirliu tha se beteja me Covid 19 vazhdon çdo ditë në terren nga epidemiologët apo edhe mjekët e familjes që po ndjekin rastet me Covid19 në kushte shtëpie.

    Duke falënderuar personelin shëndetësor për punën e kryer me shumë përgjegjësi dhe duke i garantuar për mbështetjen e vazhdueshme të tyre me materiale të mbrojtjes personale, ministrja e Shëndetësisë ka apeluar për respektim të rregullave të vendosura.

    “Për ata të cilët janë skeptikë dhe nuk zbatojnë rregullat, u them që të shkojnë të takojnë të afërmit e familjarëve të cilët janë të shtruar në spitalin infektiv dhe të shohin se çfarë vuajtjesh kanë ata pacientë. Por ne mund ta luftojmë këtë sëmundje, duke përdorur armët e thjeshta, siç është përdorimi i maskës. Komunitetet shkencore e kanë pohuar se maskat/barrierat mbrojtëse e reduktojnë përhapjen e infeksionit në ambientet e mbyllura. Është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni. Është shumë e rëndësishme që të na mirëkuptojnë të gjithë qytetarët, që ky është një akt që bëhet për të mirën e shëndetit. Shëndeti nuk ka çmim”, apeloi Manastirliu.

    Detyrimi për vendosjen e barrierave mbrojtëse në ambientet e mbyllura do të përcaktohet me aktin normativ, ku do të përcaktohen edhe penalitetet për mosrespektimin e këtij detyrimi në ambientet e mbyllura.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Maj 2024
    Turqia është goditur sot nga një tërmet. Raportohet se fuqia e dridhjes ishte 4.2 shkallë të Rihterit. Epiqendra llogaritet të jetë 38 kilometra në...
    Bota/Rajoni23 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e miratoi rezolutën e cila...
    Bota/Rajoni23 Maj 2024
    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar sot pro rezolutës që njeh gjenocidin serb në Srebrenicë. Presidenti i entitetit të...
    Të tjera
    Sport23 Maj 2024
    Lucas Paqueta mund të përballet me një dënim të rëndë nëse shpallet fajtor për shkeljen e rregulloreve të basteve të Federatës së...
    Vip23 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj po shijon Amerikën, duke udhëtuar në Florida, New York, Carolinën e Veriut apo Manhatan. Me udhëtimet dhe...
    Kronika23 Maj 2024
    Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se ka vdekur kirurgu, Hysen Mazrekaj . Në njoftimin e këtij spitali thuhet se mbledhja...
    Lajme23 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova është anëtarësuar në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore (ECML) Haxhiu ka thënë se...
    Vip23 Maj 2024
    Çifti i njohur, Sara Gjordeni dhe Bardhi, pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e kanë njoftuar...
    Lajme23 Maj 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj miratimit të rezolutës për Srebrenicën në OKB. LDK-ja tha se ky votim është vulë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.