×
  • Lajme
  • Lajme

    MASH-i me dy opsione për vitin e ri akademik, rihapja e shkollave ose mësimi në distancë

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Ministria e Arsimit po planifikon rikthimin në shkolla ose mbajtjen e mësimit në distancë për vitin e ri akademik 2020/2021, i cili nis në shtator.

    Për këtë ministria ka formuar grupe punuese, ku do të përgatitet një një plan, i cili do të ketë dy opsione, rikthim në shkolla apo vazhdim të mësimit nga distanca.

    Kështu është bërë e ditur për lajmi.net nga Ministria e Arsimit.

    Plani A do të jetë që nëse rihapen institucionet arsimore, të merren të gjitha masat mbrojtëse në shkolla dhe të ketë informim të mjaftueshëm për nxënësit se si të mbrohen nga COVID-19.

    Ndërkaq plani B nëse shkollat nuk rihapen, të bëhen përgatitjet e duhura që mësimi të vazhdohet në tri komponentë: online, në distancë dhe i kombinuar.

    ‘’Bazuar edhe në praktikat e vendeve të tjera, MASh ka formuar grupe për përgatitjen e planit A dhe planit B. Plani A do të jetë nëse rihapen shkollat në shtator, që të merren të gjitha masat mbrojtëse në shkolla dhe të ketë informim të mjaftueshëm për nxënësit se si të mbrohen nga COVID-19. Plani B është nëse shkollat nuk rihapen, atëherë MASh do të ketë planin e qartë se si të vazhdohet mësimi në tri komponente: online, në distancë dhe i kombinuar’’, kanë thënë nga minsitria për lajmi.net.

    Po ashtu nga misnitria kanë thënë se për këtë MASh do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

    ‘’MASh është duke e bërë llogaritjen se sa do të jetë shuma totale për përgatitjen e shkollave për rihapje në shtator, shumë e cila duhet të kërkohet gjatë rishikimit të buxhetit, e po ashtu është në kontakt me donatorë që mund të ndihmojnë në këtë drejtim. Gjithsesi, MASh do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike’’, kanë thënë nga MASH-i.

    Ndërsa, njohësi i arsimit, prof. Rinor Qehaja, vendimi për rikthim në hapësira shkollore duhet të ketë parasysh pikësëpari sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, dhe si tha ai, kjo si rekomandim nga Institute i Shëndetit Publik

    ‘Besoj që deri në shtator shumëçka rreth pandemisë do të kuptohet më mirë, përfshirë edhe transmetimin e sëmundjes mes fëmijëve. Vendimi për rikthim në hapësira shkollore duhet të ketë parasysh pikësëpari sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, dhe kjo si rekomandim nga Institute i Shëndetit Publik’, ka thënë Çehaja.
    Kujtojmë se për shkak të pandemisë Covid-19 në Kosovë, mësimi në distancë kishte filluar më 23 mars.

    Si rezultat i rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, është shtyrë për muajin gusht edhe mbajtja e testeve të arritshmërisë dhe maturës.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Shkurt 2025
    Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokratike në “Edicionin Special”, tha se i kishin pritshmëritë më të larta në këto zgjedhje. Berisha tha se...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar procesi i transformimit të FSK-së në forcë me kapacitete ushtarake pritet të përfundojë në vitin...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka sqaruar se vendimi për të mos...
    Të tjera
    Lajme14 Shkurt 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof. Osmani...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ku po diskutohet për zgjedhjet, ka thënë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në Kosovë u shënua 14 shkurti, siç njihet si Dita e të Dashuruarve, ku përveç dashurisë, këtë ditë e bëjnë të veçantë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në qendrën kryesore spitalore të vendit, ndodhi një rast i pazakontë. Një mjeke u mbyll në dhomën e kujdestarisë nga burri i...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Pengjet, sipas njoftimeve të Hamasit dhe autoriteteve izraelite, përfshijnë 36 vjeçarin amerikano-izraelitin Sagui Dekel Chen, banor i vendbanimit Niz Oz në jug...
    Vip14 Shkurt 2025
    Ditën e sotme, banorët e “Big Brother Vip Albania” u surprizuan nga lulet që morën nga të dashurit e tyre. Edhe Jozi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.