Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 152 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Rastet janë nga testimi i 1077 mostrave, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e shtetit fqinj.Ndërkohë nuk është raportuar për të vdekur në 24 orët e fundit, derisa janë regjistruar 70 të shëruar.
Deri më tash në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 10.086 raste me COPVID-19, prej tyre 460 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 5427 persona, ndërsa raste aktive janë 4199.