×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedoni: Numri i të infektuarve nga COVID-19 ende treshifror, apelohet për respektim të masave

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    U regjistruan 141 raste me Covid-19 nga 1.848 testime në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e kaluara. Kanë ndërruar jetë dy pacientë, një nga Shkupi (88 vjet) në kushte spitali dhe një paciente nga Kërçova (80 vjet) jashtë spitalit. Janë regjistruar 175 pacientë të shëruar.

    Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12.357 numri i të shëruarve është 8.662, i të vdekurve është 532, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.163.

    Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive, në Shkup ka 1.067, në Shtip 301, në Gostivar 294, në Kumanovë 258, në Tetovë 168, në strugë 160, në Dibër 124, në Kavadar 107.

    Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 120.950 testime të Covid-19.

    Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tetë pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 76 pacientë, nga të cilët në përkrahje të oksigjenit janë 27, ndërsa nuk ka pacient në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 16 pacientë të moshuar pozitivë në Covid-19 dhe pesë fëmijë pozitivë me virus. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 11 pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 69 pacientë, nga të cilët në aparat respiratorë janë gjashtë pacientë.

    Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 23, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 45 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 133 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Covid-19.

    Raste aktive në komunat në Shkup në Çair – 150, Aerodrom – 132, Gazi Babë – 120, Karposh – 108, Qendër – 90, Kisella Vodë – 89, Shuto Orizare – 85, Gjorçe Petrov – 76, Butel – 65, Saraj – 39, Studeniçan- 33, Haraçinë- 20, Ilinden – 20, Sopishte – 11, ÇuÇer Sandevë – 9, Petrovec – 8, Zelenikovë – 6, tre të huaj dhe tre të papërcaktuar.

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në FB shkroi se gjithçka mund të plotësohet – edhe shoqërimet edhe ahengjet edhe daljet, edhe mësimi dhe dituria, edhe puna dhe udhëtimet, shëndet nuk mund të plotësohet.

    “Kujdesi për shëndetin e më të rinjve tanë, ndaj prindërve tanë, gjyshërve, fqinjëve dhe të sëmurëve kronikë, i grupeve të rrezikuara – ky është prioritet në secilin vendim tonin. Dhe këtu nuk ka kompromis!Përgjegjësinë e kemi të gjithë ne!”, shkroi Filipçe.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.