×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedoni e Veriut: 7 vjet burg për ish-kryeprokuroren e posaçme, Katica Janeva

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Një gjykatë në Shkup e dënoi me 7 vjet heqje lirie ish-kryeprokuroren e Prokurorisë së Posaçme, Katica Janeva, në rastin e njohur gjyqësor si “Reket” (Zhvatja), ndërsa të akuzuarin e parë Bojan Jovanovski, i njohur në publik si Boki 13, me 9 vjet heqje lirie.

    Zonja Janeva u shpall fajtore dhe dënua për veprën shpërdorim i detyrës dhe të autorizimit zyrtar. Ndërkaq, Bojan Jovanovski për veprën “përfitim shpërblimi nga ndikimi jozyrtar” dhe për larje parash.

    Prokuroria publike e hapi rastin para 11 muajsh me arrestimin e Boki-13, i cili prej atëherë ndodhet në paraburgim; ndërkohë, zonja Janeva u akuzua në gusht të 2019-s dhe pasi kaloi pak muaj në paraburgim, u la më pas në arrest shtëpie.

    Gjykata i dënoi ata pasi gjeti se nga nëntori i vitit 2018 deri në prill të 2019-ës Jovanovski përmes ish-prokurores së posaçme Janeva kishte bërë që të ndikohej në rastin gjyqësor “Perandoria”, ku akuzohej biznesmeni Jordan Kamçev. Jovanovski kishte marrë 1,5 milion euro nga biznesmeni, teksa Janeva kishte përvetësuar pronë me vlerë prej 50 mijë eurosh dhe mobilje me vlerë prej 5 mijë eurosh.

    Ky është vendimi i shkallës së parë dhe të dënuarit kanë të drejtë ta apelojnë atë tek gjykata më e lartë, ajo e Apelit. Zonja Janeva nuk ishte e pranishme në sallën e gjyqit kur iu shqiptua dënimi.

    Megjithëse në korrik, 2019 ajo dha dorëheqje nga detyra e prokurores së posaçme, parlamenti e shkarkoi atë në shtator të atij viti. Procesi mund të ndikojë tek zgjedhjet e pritshme parlamentare, sipas njohësve të rrethanave politike në Maqedoninë e Veriut/VOA.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Dronët ukrainas kanë goditur një sistem të mbrojtjes ajrore S-400 Triumph pranë qytetit rus të Belgorodit. Mediet ukrainase raportojnë se sulmi është...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    60-vjeçari i arrestuar javën e kaluar për vrasjen e reperit Tupac Shakur doli për herë të parë në gjykatë të mërkurën në...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Një varkë prej druri e mbushur me 280 njerëz që mbërriti në ishullin Kanarie të El Hierro mendohet të jetë anija më...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2023
    Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nesër do të vizitojë Shqipërinë ku do të takohet edhe me ministrat e jashtëm të Kosovës...
    Lajme04 Tetor 2023
    Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin me mallra. Në rrugën malore të fshatit Malinë të Maqedonisë së Veriut që lidhet...
    Sport04 Tetor 2023
    Trepça ka fituar ndaj Tindastollit në kualifikimet për FIBA Europe Cup. Mitrovicasit fituan me rezultat 69:77. Mikaile Tmusic me 22 pikë dhe...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina do të bëjë gjithçka për të ruajtur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në...
    Vip04 Tetor 2023
    Aktorja Julia Ormond e ka paditur producentin Harvey Weinstein për sulm seksual. Në padinë e ngritur të mërkurën dhe të siguruar nga...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Senati amerikan ka miratuar emërimin e James O’Brien si Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. O’Brien ka fituar besimin e 67...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.