×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Manifestim kundër Contes, kërkohet dorëheqja e tij për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Koaliconi i qëndrës së djathtë italiane e përbërë nga partia Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berlsuconi, Partia Lidhja me lider Matteo Salvni dhe Fratelli d’Italia drejtuar nga Giorgia Meloni, kanë zhvilluar sot (4 korrik) në Romë një manifestim kundër qeverisë Conte 2.

    Në këtë manifestim pa flamuj politikë, e vetëm me simbol flamurin kombëtar e me slloganin “Së bashku për Italinë e punës”, qëndra e djathtë italiane ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Conte duke e konsideruar të paaftë në rilançimin e sistemit ekonomik, të punës në Italinë e kësaj faze të bashkëjetesës me pandeminë.

    Conte dhe stafi ekzekutiv i tij akuzohen për paaftësi në menaxhimin e emergjencës Covid, e cila çoi në falimentimin e mjaft sipërmarrjeve italiane, në humbjen e vendeve të punës për dhjetra mijëra italianë e vuri në krizë të thellë ekonomike mjaft familje.

    “Mbi këtë podium e përballë jush është kush do të qeverisë vendin” ka deklaruar lideri i Lidhjes Matteo Salvini/ “Ky shesh është një sinjal shprese për Italinë e cila ka shumë dëshirë rë rinis zhvillimin ekonomik të saj”, tha ai.

    I pranishëm në manifestim dhe ish-kryetari i Parlamentit Europiane akutalisht zëvendës kryetar i Forza Italia, Antonio Tajani i cili para manifestuesve u shpreh se ” ky shesh është sheshi i lirisë, i kërkesës së një vizioni për të ardhmen e vendit, që i mungon atyre që sot po e drejtojnë.”

    “Duhet një reagim i fortë e t’i jepet vendit një qeveri e votuar nga populli”, tha ai.

    Liderja e Partisë Fratelli d’Italia e ka konsdieraur qeverinë Conte një qeveri të shurdhët përballë nevojave të popullit, që shtyn ditën me fjalë e jo duke punuar dhe që nuk arrin t’i paguajë as asistencën miliona italianëve që i ka lënë pa punë!

    Manifestimi u krye në respekt të rregullave të pandemisë. Në sheshin Piazza del Polpolo në Romë u lejuan të marrin pjesë vetëm 4,800 persona të ulur në karrige në distancim social anticovid nga njëri-tjetri.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.