×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mali i Zi kërkon dy teste për qytetarët e Kosovës që të hyjnë në këtë vend

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Mali i Zi përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën në listën e verdhe të rrezikshmërisë nga pandemia e Covid-19.

    Shtetasve te këtyre vendeve që duan të hyjnë në Mal të Zi do t’u kërkohet testi për Covid-19 sipas metodës PCR dhe gjithashtu ai serologjik, jo më i vjetër se 72 orë.

    Testi me metodën PCR përcakton nëse virusi është aktiv, ndërsa ai serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus.

    Masa ka hyrë në fuqi më 7 gusht.

    Në Mal të Zi, masat për të luftuar përhapjen e Covid-19-tës janë ende në fuqi, përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse, ruajtjen e distancës fizike dhe kufizimet për tubimet.

    Që nga fillimi i qershorit, 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit ndërsa numri total i të prekurve është 3480.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu bëri të ditur sot se ushtria shqiptare së shpejti do të pasurohet dhe me 2...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u nderua sot me Çmimin Ndërkombëtar “Karli i Madh” gjatë një ceremonie në Aachen...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Izraeli e ka pranuar propozimin për armëpushim të përkohshëm me Hamasin, ka njoftuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. “Mund ta...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë në Prishtinë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për protestën e bizneseve kundër mos-shtyrjes së vendimit për daljen në treg...
    Lajme29 Maj 2025
    Në shënim të Ditës së Pavarësisë së Italisë, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi pritje për krerë shtetërorë, institucionalë, të partive politike...
    Kronika29 Maj 2025
    Dyshohet se një vajzë ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Fushë Kosovës. Vajza është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike...
    Lajme29 Maj 2025
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë në detyrë e cila po vazhdon të qëndrojë në objektet qeverisëse. Ai ka thënë...
    Lajme29 Maj 2025
    Një rast i rëndë i kanosjes ndaj një zyrtare të lartë të shtetit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.