×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Macron premton 100 miliardë euro shtesë për rimëkëmbjen ekonomike

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Presidenti francez, Emmanuel Macron premtoi sot 100 miliardë euro shtesë për rimëkëmbjen e ekonomisë së Francës, e prekur nga kriza shëndetësore dhe kërkoi që mbajtja e maskës të bëhet e detyrueshme në vendet e mbyllura publike për të parandaluar një valë të dytë.

    Më poshtë vijojnë disa nga pikat e një interviste të rrallë televizive me rastin festës kombëtare.

    – Plani i rimëkëmbjes prej 100 miliardë eurosh

    Plani për rimëkëmbjen e ekonomisë franceze do të jetë në vlerën e 100 miliardë eurove, përveç 460 miliardë eurove të premtuara tashmë në masa sektoriale dhe mbështetje për ekonominë që nga fillimi i epidemisë, njoftoi Emmanuel Macron, raporton ATSh.

    – Të rinjtë, prioritet i planit të rimëkëmbjes

    Qeveria do të vendosë një dispozitiv të jashtëzakonshëm për të rinjtë në mënyrë që të inkurajojë punësimin e punonjësve me kualifikime të ulëta. Kjo masë, që synon ta bëjë rininë përparësinë e këtij plani rimëkëmbjeje është “e jashtëzakonshme sepse do të zgjasë një deri në dy vjet.

    – Maska në vendet e mbyllura

    Franca do të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në të gjitha vendet e mbyllura publike për të frenuar epideminë e koronavirusit të ri që po tregon shenja të rishfaqjes, theksoi sot presidenti francez, Emmanuel Macron.

    “Do të dëshiroja që maskën ta bëjmë të detyrueshme në të gjitha vendet e mbyllura publike”, deklaroi ai në një intervistë televizive duke përmendur datën 1 gusht për zbatimin e kësaj mase.

    – Kundër nacionalizmit shëndetësor

    “Franca do të bëjë pjesë mes vendeve të para që do të përfitojë nga një vaksinë kundër koronavirusit, por do të ishte absurd një nacionalizëm shëndetësor i mundshëm”, theksoi Macron.

    – Rikthimi në shkolla, pothuajse normal

    “Rikthimi i 12 milionë studentëve francezë në shtator do të jetë pothuajse normal”, theksoi Emmanuel Macron duke nënvizuar nevojën për të mbështetur fëmijët që kanë vuajtur më shumë nga karantinimi.

    Por nëse do të ketë një përshpejtim të virusit gjatë muajit gusht, do të duhet të rishikojmë këtë fillim të vitit shkollor”.

    – Reforma e pensioneve

    “Ne nuk do të heqim dorë nga reformimi i sistemit tonë të pensioneve për ta bërë atë të zbatueshëm. Sidoqoftë, kjo reformë “nuk mund të bëhet siç ishte para krizës së COVID-19”.

    – Jo rritje taksash

    “Ekziston një trajektore fiskale që është vendosur, votuar nga përfaqësia kombëtare, është ajo që do të mbahet.

    – Moderim i dividentëve

    Emmanuel Macron bëri thirrje për “moderim të dividentëve” nga ana e kompanive që u kërkuan punonjësve të tyre t’u ulnin pagat.

    “Nëse ne u themi punonjësve të bëjnë një përpjekje, aksionari duhet të bëjë një përpjekje gjithashtu”.

    Përfshirja e klimës në Kushtetutë

    Emmanuel Macron dëshiron të përfshijë sa më shpejt të jetë e mundur luftën kundër ngrohjes globale në Kushtetutë, një kërkesë e bërë nga Konventa e Qytetarëve për klimën.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme I Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski deklaroi se licenca për punë e klubit të natës ku ndodhi...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
      TikTok vazhdon të jetë në përdorim në Shqipëri, pavarësisht paralajmërimit për mbylljen e tij më 13 mars. Përdoruesit kanë filluar të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Godina në të cilën funksiononte diskoteka “Pulse” ishte një ndërtesë e vjetër dhe padyshim krejtësisht e papërshtatshme për një qëllim të tillë....
    Lajme16 Mars 2025
    Më 16 mars të vitit 1998 është mbajtur protesta me bukë e grave për Drenicën. Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Një zjarr i madh ka përfshirë një klub nate në qytetin e Koçanit, Maqedoni e Veriut, në orët e para të së...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas tragjedisë në Maqedoninë e Veriu, pasi zjarri që shpërtheu në një klub nate atje,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Prokurori publik i Maqedonisë së Veriut ka formuar një ekip prokurorial që do t’i udhëheqë veprimet hetimore lidhur me zjarrin në Koçan....
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi se 20 pacientë nga zjarri në Koçan janë në gjendje kritike. “Ka mjaftueshëm gjak në të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.