Njëri nga njerëzit më të fuqishëm në Lidhjen Demorkatike të Kosovës, Lutfi Hazi i ka dalë kundër Isa Mustafës.
Burime të Blic brenda LDK-së kanë theksuar se Haziri ka votuar kundër iniciativës së Isa Mustafës për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtarës së partisë.
”Nënkryetari Lutfi Haziri ka votuar kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit”, tha ky burim.
Gazeta Blic ka provuar që të flas me Hazirin, por kontakti ka qenë i pamundur.Pos Hazirit edhe dy anëtarët tjerë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që vijnë nga Gjilani, deputeti Fatmir Rexhepi dhe deputetja Valentina Bunjaku, kanë votuar kundër shkarkimit të Osmanit.
“Të jem korrekt nuk kam informacion për këtë lajm. S’ma merr mendja se mundet me ndodh. S’kanë asnjë arsye me e ba atë, e kush e ka atë të drejtë, as kryetari i partisë. Kjo s’ka kuptim hiq” tha shkurt deputeti Fatmir Rexhepi për Gazeta Blic.
Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, njëherësh deputete e Kuvendit të Republikës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka votuar kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozita e Nënkryetares së partisë.Votën e saj kundër kësaj pike Bunjaku Rexhepi e ka konfimuar për Mediafokus.info.“Nuk është momenti me përjashtu njerëz. Është e vërtëtë që Vjosa ka gabu që s’e ka respektu vendimin e shumicës, por ne nuk e kemi komoditein me e përjashtu. LDK duhet të hapet për kuadro të reja e jo të përjashtojë njerëz. Vjosa i duhet LDK’së”, ka thënë Bunjaku – Rexhepi.