×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku thotë se Haki Abazi në Kopaonik është takuar me njerëz të BIA-s

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të ftojë presidentin, Hashim Thaçi, për të dëshmuar dhe për të dhënë më shumë detaje për takimin në Kopaonik që sipas tij ka ndodhur mes ish-zëvëndëskryeministrit, Haki Abazi, dhe njerëzve të shërbimit sekret të Serbisë (BIA).

    “Dua të ngris një çështje për lidhjen e ish qeverisë Kurti me njerëz të BIA-s. Kjo ka të bëjë me zëvëndëskryeministrin Haki Abazi”, ka thënë Lushtaku në seancë.

    “Bëj thirrje që prokuroria të ftojë presidentin Hashim Thaçi për të dhënë më shumë detaje për takimin e Haki Abazit me njerëzit e BIA-s në Kopaonik”, ka shtuar ai.

    Ai gjithashtu ka thënë se Haki Abazi duhet të tregojë se sa e ka blerë dhe me çfarë para e ka paguar pozitën e zv.kryeministrit nga Kurti.

    “Sa i ka kushtuar Haki Abazit blerja e postit nga Albin Kurti. Me cilat para e kishte blerë atë në zyrën e kryeministrit”, ka thënë deputeti i PDK-së.

    Deputeti Lushtaku gjithashtu ka thënë se Haki Abazi bashkë me shefin e stafit të Kurtit sa ka qenë kryeministër janë takuar me përfaqësuesin e zyrës së Marko Gjuriqit, Dejan Paviçeviq.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.