×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku ia kthen Kurtit: UÇK është e popullit, e jo e partive politike

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një postimi në FaceBook i ka reaguar liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe deklaratave të tij të fundit rreth Gjykatës Speciale.

    Lushtaku ka thënë se UÇK-ja as nuk ishte dhe as nuk është ekskluzivitet i askujt në veçanti.

    Ai ndër të tjera ka shkruar se mençuria pas kuvendit e trimëria pas beteje nuk kanë asnjë vlerë, përveç për demagogët dhe frikacakët.

    Ky është postimi i plotë i Lushtakut:

    Për ta mbrojtur një vlerë, atë vlerë duhet ta kesh tënden ose së paku të dëshmohesh se sadopak e ndjen atë, e kjo i mungon Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

    Të gjithë ata që prej nga paslufta e deri sot, me akuzat e tyre ia vendosën themelet çdo gjykate që synonte të njolloste UÇK-në, tani përnjëherë po na prezantohen si gardianët e luftës dhe luftëtarëve. „Mbrojtja“ e tyre nuk është asgjë tjetër përveçse një kor kopallash e demagogjishë neveritëse.

    UÇK-ja as nuk ishte dhe as nuk është ekskluzivitet i askujt në veçanti. UÇK-ja është vlerë sublime, simbol i përhershëm, histori e pashlyeshme dhe amanet i të rënëve për liri.

    Sot, ata që na sulmuan dhe tentuan ta relativizonin e minonin UÇK-në si themel të shtetit të Kosovës, befas po na dalin si mbrojtës, e të tillët janë të njëjtit që sulmuan edhe shtetin e Kosovës, janë të njejtit që nuk besuan as në liri e as në pavarësi.

    Mençuria pas kuvendit e trimëria pas beteje nuk kanë asnjë vlerë, përveç për demagogët dhe frikacakët. Ne të gjithë duhet ta ruajmë UÇK-në nga pretendimet monstruoze të gjykatave dhe njëkohësisht nga këta “gardianët” që zhurmën e tyre nuk e kanë të sinqertë.

    UÇK-ja është e popullit dhe jo e partive politike të cilat mbrojtjen e vlerave të UÇK-së e kanë për konsum e përfitime politike. Të tillët duhet të turpërohen nga UÇK-ja, nga të rënët dhe familjet e dëshmorëve. SL

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.