×
  • Lajme
  • Lajme

    Likaj thotë se kanë marrë gjitha masat për fillimit të vitit të ri akademik

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish sot për të diskutuar për gjendjen në arsim dhe fillimin e vitit të ri akademik. Aty është thirrur në interpelancë, ministri i Arsimit, Ramë Likaj, i cili para të zgjedhurve të popullit tha se kanë marrë të gjitha masat për fillimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë.

    Ministri Likaj tha se në kuadër të kësaj kanë dezinfektuar dhe pastruar të gjitha shkollat në Kosovë.

    “Ky protokoll parasheh ndërrimin e skenarëve në bazë të numrit të personave të infektuar në sistemin arsimor. Personeli arsimor në rast kur një mësimdhënës tregon simptome të ngjashëm me Covid 19, menaxhimet i shkollës duhet të vlerësojë bashkë me DKA-në dhe duhet të gjendet zëvendësimi i përkohshëm brenda stafit të shkollës dhe sigurojë një test covid për të. Në rast të rezultatit pozitiv të gjejë zëvendësim për mësimdhënësit. Janë hartuar katër deklarata të përkushtimit për zbatim të udhëzimeve stritke të IKShPS-së…Janë pastruar dhe dezinfektuar shkollat dhe vendosur udhëzimet se si të sillen në kushte pandime. Secili institucion arsimor ka organizuar task-forcën e vet”, tha ai.

    Likaj shtoi se kanë ndarë mjetet e duhura financiare dhe se kanë paraparë mënyrën e zëvendësimit të mësimdhënësve në rast që dalin pozitiv me Covid 19.

    “MAShT ka ndarë 1 milion e 100 mijë, por nuk do të thotë të që do të ndajë mjete shtesë për blerjen e pajisjeve tabletë dhe laptop e pajisje tjera që janë të domosdoshme për të targetuar ata nxënës që nuk kanë pasur mundësi në mësimin në distancë”, tha ai.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar sot suspendimin e një zyrtareje të Policisë së Kosovës, e cila dyshohet për përfshirje në...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar për vandalizmin e posterit të komandant Lleshit në Bujanoc nga një person i maskuar. Në...
    Lajme17 Maj 2025
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Turqia ka zbuluar një rezervë të re prej 75 miliardë metrash kub (bcm) gaz natyror gjatë punimeve të shpimit në Detin e...
    Lajme17 Maj 2025
    Nuk mendoj se është gjëja e duhur që edhe pas 25 vjetësh ka ende vende të cilat nuk e njohin Kosovën, kjo...
    Lajme17 Maj 2025
    Bekim Jashari, ish-kryetari i Skenderajt, ka bërë të ditur se sot janë mbledhur në Shqiponjë për të përkujtuar 26 vjetorin e çlirimit...
    Sport17 Maj 2025
    Carlo Ancelotti do të largohet nga posti i trajnerit të Real Madridit në fund të sezonit në La Liga, për të marrë...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se do të hënën do të zhvillojë bisedë telefonike me presidentin...
    Vip17 Maj 2025
    Gruaja e George Clooney-t, Amal, shkëlqeu me një fustan të zi të gjatë në Festivalin e Filmit në Kanë. Avokatja 47-vjeçare e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.