×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizja Vetëvendosje thotë se ka merita që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut siguruan 32 deputetë në Kuvend

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate ka thënë se angazhimi i tyre ka prodhuar nxitje të shqiptarëve për të dalur në zgjedhjet e së djeshme në Maqedoninë Veriore.

    Në një komunikatë për media, Lëvizja që drejtohet nga Albin Kurti, ka përgëzuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që morën pjesë në zgjedhje, duke siguruar nga 32 deri në 34 deputetë në Kuvend (numri i saktë i ulëseve të shqiptarëve) do të caktohet pas certifikimit të zgjedhjeve).

    Tutje, në reagimin e LVV-së, thuhet se një lajm tjetër i mirë është se në nivel vendi deri më tash është përpara subjekti socialdemokrat LSDM.

    “Ndërkohë që ende po presim rezultatet përfundimtare, lajmi i mirë është se sipas rezultateve paraprake që transmetohen prej KQZ-së, në Parlamentin e Maqedonisë do të ulen 32-34 deputetë shqiptarë. Ky është një rikuperim i madh prej zgjedhjeve te kaluara, ku morën mandat vetëm 23 shqiptarë. Por është edhe një rekord më vete, duke qenë se numri i mëparshëm më i madh i deputetëve shqiptarë ka qenë 29.

    Ka qenë ndër të tjera edhe angazhimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që ka nxitur pjesëmarrjen e madhe të shqiptarëve në këto zgjedhje”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Reagimi i plotë:

    Shqiptarët e RMV fitojnë rekord mandatesh parlamentareTë mërkurën, më 15 korrik u mbajtën zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë të Veriut. Lëvizja VETËVENDOSJE! i përcolli me interes të madh këto zgjedhje, për shkak se zhvillohen në një vend fqinj e partner të mirë të Kosovës, por sidomos për shkak se në atë vend jeton si autokton një komunitet shqiptar i madh në numër e në shtrirje gjeografike.Angazhimi dhe konkurrenca mes subjekteve shqiptare ka qenë e fortë, dhe kjo ka angazhuar votuesit për të marrë pjesë në zgjedhje. Ndërkohë që ende po presim rezultatet përfundimtare, lajmi i mirë është se sipas rezultateve paraprake që transmetohen prej KQZ-së, në Parlamentin e Maqedonisë do të ulen 32-34 deputetë shqiptarë. Ky është një rikuperim i madh prej zgjedhjeve te kaluara, ku morën mandat vetëm 23 shqiptarë. Por është edhe një rekord më vete, duke qenë se numri i mëparshëm më i madh i deputetëve shqiptarë ka qenë 29. Ka qenë ndër të tjera edhe angazhimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që ka nxitur pjesëmarrjen e madhe të shqiptarëve në këto zgjedhje.Një lajm tjetër i mirë është se në nivel vendi deri më tash është përpara subjekti socialdemokrat LSDM. Kohët e fundit ky subjekt me veprimet e tij ka treguar se është bërë një faktor i paqes dhe i marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajonin tonë, e njëkohësisht është më i hapur për shqiptarët, të cilëve ende nuk u janë plotësuar kërkesat e drejta politike për trajtim të barabartë prej shtetit e prej ligjit, në të gjitha sferat e sidomos në ato ekonomike, kulturore e politike.Shqiptarët do të jenë element përcaktues i fituesit të zgjedhjeve, por edhe i krijimit të qeverisë. Kjo krijon kushtet që, me ndershmëri e mençuri, të çohet përpara një agjendë e zhvillimit shoqëror, ekonomik e institucional për ta. Tema kryesore programore gjatë fushatës ka qenë kërkesa që shteti i Maqedonisë Veriore të jetë shtet për të gjithë, që punësimet, investimet infrastrukturore e ato ekonomike, shkollat e spitalet, të jenë të shtrira kudo, e jo duke favorizuar njërën etni. Ky është momenti që kjo kërkesë për barazi të shndërrohet në plan-program qeverisës.Lëvizja VETËVENDOSJE! dëshiron më të mirën për institucionet e reja që do të krijohen pas certifikimit të zgjedhjeve, për një fqinjësi sa më bashkëpunuese drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimeve në Bashkimin Evropian e NATO. E popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut i premtojmë se do të ketë vëmendje më të madhe dhe impenjim konkret prej Lëvizjes, e cila së shpejti do të hapë Qendrën e saj në Maqedoni. Së bashku do të angazhohemi e do të organizohemi, të hapur për miqësi me secilin mik të sinqertë, që proceset pozitive e progresive të përshpejtohen, e ato negative, diskriminuese e prapambetëse të kundërshtohen.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Me batutë e ka pritur Kryeministri Edi Rama homologun e tij britanik Keir Starmer në sheshin Skënderbej ku do të mbahet Samiti...
    Lajme16 Maj 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar çështjen e dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës për të 16-tën herë...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Samit në Tiranë ku u prit nga kryeministri Rama. “Çfarë është ajo që prisnim,...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë para mediave kosovare se dialogu Kosovë-Serbi dhe situata në Ballkanin Perëndimor, “me patjetër...
    Lajme16 Maj 2025
    Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë në Tiranë, të enjten, se ekziston vrull i ri në procesin e zgjerimit të...
    Lajme16 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, sapo ka arritur në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian. Nga gazetarët ajo...
    Lajme16 Maj 2025
    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) importi i energjisë ka pësuar rritje viteve të fundit E lidhur me këtë ka reaguar...
    Lajme16 Maj 2025
    Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, ka deklaruar për “Front Online” se orientimi diplomatik i Qeverisë së Kosovës për anëtarësim...
    Lajme16 Maj 2025
    Me një vendim të kabinetit, qeveria e re federale në Gjermani ka vendosur të shfuqizojë disa poste të dërguarish të posaçëm –...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.