Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lejet për punëtorët migrantë nga Ballkani në Gjermani pritet të zgjaten

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    A do të kenë të drejtë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë të vijnë për t’u punësuar në Gjermani ?

    Leja speciale për punëtorët migrantë nga vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të zgjatet. Sipas një projektligji të Ministrisë Federale të Punës e ashtuquajtura Rregullore për Ballkanin Perëndimor pritet të zgjatet deri në vitin 2023. Në këtë mënyrë qytetarët e Shqipërisë, të Bosnje-Hercegovinës, të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, të Serbisë dhe të Kosovës kanë të drejtë të vijnë në Gjermani pavarësisht kualifikimit formal për punësim. Çdo vit nga ky ligj mund të përfitojnë deri në 25,000 vetë.

    Qytetarët e këtyre vende kanë pasur të drejtë të merrnin vizë pune në Gjermani që nga janari i vitit 2016 – madje edhe pa njohuri të gjermanishtes dhe pa kualifikim profesional. Kusht është që aplikanti të paraqesë kontratën e punës dhe miratimin nga Agjenca Federale e Punësimit.

    Sipas një studimi të Institutit për Tregun e Punës dhe Kërkimit Profesional (IAB) 58 për qind e fuqisë punëtore nga Ballkani Perëndimor janë punësuar si specialistë ose ekspertë, kryesisht në industrinë e ndërtimit./DW

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Një burrë është gjobitur me 121 mijë euro për tejkalim të shpejtësisë. Kjo ngjarje jo e zakonshme ndodhi të shtunën në Finlandë,...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, beson se vendi i tij ka mjaftueshëm armë për ta nisur kundërofensivën ndaj Rusisë. Kuleba,...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Një shofer në Finlandë mori gjobën më të lartë ndoshta për tejkalim shpejtësie. Ai është gjobitur me 121 mijë euro, pasi gjobat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qershor e shpalli veten kandidat në garën presidenciale të republikanëve për pozitën e presidentit, duke nisur...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Wagner nën drejtimin e Yevgeny Prigozhin arrestoi një komandant rus, që konfirmon grindjen e grupit mercenar me Ministrinë e Mbrojtjes. Në një...
    Lajme05 Qershor 2023
    Është gjetur dhe konfiskuar në veri të Kosovës një veturë me targa gjermane, e cila dyshohet se është vjedhur në Gjermani. Sipas...
    Lifestyle05 Qershor 2023
    “Kam nevojë për një pushim, për të shkuar në plazh dhe për të pushuar”. Nuk është e çuditshme të dëgjosh këtë dëshirë...
    Lajme05 Qershor 2023
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është kundërpërgjigjur ministrit të Bujqësisë, Faton Peci duke e etiketuar si “Inspektori Peci në botën...
    Lajme05 Qershor 2023
    Në lidhje me situatën në veri, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti ka thënë se aktivitetet e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.