
Zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe menaxhimi i pandemisë Covid-19 , kanë shtuar nevojën për krijimin e një qeverie të re, pas rënies së qeverisë “Kurti”, me mocion të mosbesimit më 25 mars të këtij viti.
Kështu ka thënë gjatë një intervistw për “Front Online”, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni.
Në ndërkohë kjo parti është në pritje të një verdikti final nga Gjykata Kushtetuese për sa i përket çështjes së mandatarit për formimin e qeverisë së re. E në rast se krijohet kjo qeveri me në krye kandidatin e LDK-së, Avdullah Hotin, sipas Hysenit, me një strategji dhe me një plan të detajuar ekonomik, do u jepet përgjigje shumë problemeve që janë krijuar në vend.
I pyetur nga “Front Online”, se a u është prezantuar deputetëve të LDK-së, marrëveshja për koalicion me Listën Serbe, gjatë prezantimit të programit qeverisës, deputeti Ekrem Hyseni konfirmoi që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Unë mendoj që akoma marrëveshja nuk është definitive. Nuk ka ndonjë marrëveshje tjetër definitive e cila është prezantuar. Deri më tani ka pasur negociata me të gjitha partitë që janë në koalicion dhe poashtu do të kemi edhe emra të ministrave të cilët do të jenë me kredibilitet dhe do t`i mundësojnë që t`i japin përgjigje problemeve të cilat i kemi”, ka thënë ai, për “Front Online”.
Deputeti i LDK-së: Qeveria “Hoti” do t’i zgjidhë problemet e Kosovës