27 vjeçari nga Kamenica, Bersant Rahimaj ka vdekur nga COVID-19, shkruan Gazeta Metro.
Rahimaj ka vdekur sot dhe është viktima e parë që ka vdekur në kaq moshë të re.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Kastrati tha se Rahimaj ka qenë në intubim dhe sot ju është përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.
Ai tha se rasti është shumë i ndjeshëm dhe nuk guxon të lëshohet në deklarata për shkak të familjes.