×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmet për politikën po ju dëmtojnë zemrën- Ja çfarë thonë ekspertët nga studimi

    FrontOnline
    05 Maj 2024

    Një studim i publikuar në revistën “Plus One”, ka analizuar pasojat fizike dhe emocionale të angazhimit qytetar në politikë nëpërmjet lajmeve.

    Sipas studimit, njerëzit po humbasin gjumin dhe janë në ankth për shkak të politikës. Kevin Smith nga Universiteti i Nebraskës, i cili ka kryer studimin, thotë se politika ka një ndikim të fortë dhe negativ në mirëqenien mendore të njeriut. Pas intervistave të 800 njerëzve që u përfshinë në studim, analistët zbuluan se 40% e tyre ishin të stresuar prej politikës.

    Studimi tregoi se në 20% të rasteve, mosmarrëveshjet politike ishin shkaku i prishjes së shumë miqësive. 4% e njerëzve të intervistuar pranuan se kishin ndjenja që i nxisnin drejt vetëvrasjes për shkak të politikës. 11.5% e tyre thonë se kishin probleme shëndetësore prej saj, 31.8% pranuan se televizionet, politika editoriale e të cilave binte ndesh me pikëpamjet e tyre politike, i bënte të ndiheshin si të çmendur.

    “Politika ka një ndikim shumë negativ në jetët e njeriut. Mënyra se si njerëzit e perceptojnë politikën ndikon në jetët e tyre në një mënyrë shumë domethënëse dhe të fortë”,- tha Smith. Kur ndihemi të stresuar, nivelet e kortizolit rriten dhe mund të kompromentojnë funksionet e shumë sistemeve dhe organeve në trup. Ndikimi emocional i stresit çrregullon rrahjet e zemrës dhe përbën rrezik për individët që përjetojnë aritmi.

    Kur jemi të stresuar, nuk i shpëtojmë dot migrenës ose dhimbjeve të kokës. Stresi afatgjatë, ankthi dhe depresioni mund të shkaktojnë sklerozë ose sëmundjen e Alzheimerit. Stresi mund të shkaktojë probleme madhore në lëkurë, duke nisur nga aknet, puçrat, psoriaza dhe pezmatim të lëkurës. Stomaku është një organ shumë i ndjeshëm ndaj stresit.

    Kur stresi godet, zorrët nuk përthithin ushqyesit. Ato nuk përcjellin oksigjen dhe gjaku qarkullon 4 herë më pak në pjesët e aparatit tretës. Sistemi imunitar e mbron organizmin nga trupat e huaj siç janë bakteret, viruset dhe qelizat e dëmshme. Kur jemi të stresuar, numri i limfociteve që gjenden në gjak ulet ndjeshëm. Rrjedhimisht na bëjnë një shënjestër më të lehtë ndaj infeksioneve.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë...
    Lajme18 Maj 2024
    Haxhi Avdyli nga “Guxo” thotë se në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në Kosovë, kjo parti preferon një koalicion para...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në vizitë miqësore udhëheqësit e koalicionit VLEN të partive shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, Bekim Qoku, Bilall...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Gramos Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje tregon se si parti janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje kurdo që kryeministri të merret vesh...
    Lajme18 Maj 2024
    Partitë politike në Kosovë po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Ditë më parë kryeministri Albin Kurti u bëri ftesë opozitës për takim, në...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ministri i Brendshëm i Shqiprisë, Taulant Balla gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Spanjë u prit në një takim në Drejtorinë...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija ka bërë të ditur se është arritur pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës...
    Lajme18 Maj 2024
    Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se Serbia po vazhdon politikën e saj destruktive pa u ndëshkuar, ndërsa Kosova...
    Sport18 Maj 2024
    Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester Unitedit Robin van Persie ka marrë pozitën e trajnerit të skuadrës holandeze SC Heerenveen, duke nënshkruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.