×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi Komunal i Gjilanit do t’i rikthehet agjendës së punës në qershor

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Kuvendi Komunal i Gjilanit do të rikthehet në punë gjatë muajit qershor, kur parashihet të mbahen dy seanca, sipas një agjende të reduktuar për shkak të gjendjes së pandemisë, por edhe si nevojë për të kompensuar kohën e humbur për këtë arsye.

    Kështu është vendosur sot në një takim të kryesueses së Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi -Emini me shefat e grupimeve politike, të cilat përfaqësohen në vendimmarrjen komunale.

    “Ne u dokorduam që të rinisim punën dhe në takimin e sotëm me shefat e grupeve të këshilltarëve komunalë harmonizuam agjendën e punës për takimin e Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet më 26 maj, për t`i hapur rrugë punës së Kuvendit, që gjatë qershorit do të mblidhet dy herë”, ka thënë Kurteshi-Emini.

    Për seancën e parë, në rend dite do të jenë katër pika: Raporti i punës i kryetarit të Komunës për vitin 2019, Raporti financiar janar-dhjetor 2019, Propozim-vendimi për emërimin e komisionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe z/drejtorëve në institucionet arsimore si dhe një Informatë për pandeminë.

    Disa nga pikat tjera, që kanë qenë të planifikuara për mars, do të shtyhen për seancat tjera, meqë nuk kanë ndonjë urgjencë.
    Kuvendi do të mblidhet në një ambient të përshtatshëm për të respektuar distancën fizike si dhe kushtet tjera që kërkohen për situatën pandemike.

    Pjesëmarrja e publikut nuk është e lejueshme.

    Rikthimin e Kuvendeve Komunale në punë e ka lejuar MAPL-ja, sipas kushteve të emergjencës shëndetësore, pas kërkesës së Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Këshillin Emergjent Qendror

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.