×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Qytetarët të rrinë në shtëpi, shqetësues rritja e numrit të të infektuarve për këto dy ditë

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me ministrinë në detyrë të shëndetësisë Arben Vitia e kanë vizituar sot Klinikë Infektive në QKUK.

    Nga atje Kurti ka theksuar se është e nevojshme që qytetarët t`i respektojnë masat e ndërmarra nga organet kompetente për t`u mbrojtur ndaj Coronavirusit, raporton “Front Online”.

    “Ne erdhëm këtu në Klinikën Infektive për të dhënë mbështetjen tonë, si Qeveri në detyrë në mënyrë që të mos e humbim ndeshjen në 10 minutat e fundit kur fitoren e kemi shumë afër. Vetëm kur jemi bashkë do të fitojmë dhe ne jemi bashkë atëherë kur ne e ndihmojmë njëri-tjetrin dhe respektojmë vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe udhëzimet e IKSHPK-së, si dhe ekspertëve në përgjithësi.

    Kurti ka folur edhe për masat që janë ende në fuqi për qytetarët. Ai u ka bërë apel të gjithë shtetasve që të mos dalin pa nevojë jashtë shtëpive të tyre.

    “Ftojmë të gjithë qytetarët që në mënyrë rigoroze t`i respektojnë të gjitha masat që i kemi bërë publike për çdo ditë, e në veçanti distancën, higjienën personale dhe qëndrimin në shtëpi. Tash ne e dimë që qytetarët i kanë nga 180 minuta apo nga 3 orë jashtë vendbanimit të tyre, në shtëpi ose banesë dhe edhe ato nuk është mirë që t`i shfrytëzojnë pa nevojë, por vetëm ajo që është e domosdoshme është e arsyeshme”, ka thënë Kurti, raporton “Front Online”.

    Kurti ka folur edhe për rritjen e numrit të të infektuarve këtyre ditëve. Sipas tij kjo situatë është brengosëse.

    “ Në dy ditët e fundit kemi diçka brengosëse që duhet ta adresojmë, për shkak se numri i të infektuarve e ka kaluar numrin e të shëruarve, Mbrëmë është dhënë njoftimi se kishim 8 të infektuar dhe asnjë të shëruar, teksa pardje kishin 24 të infektuar rishtazi dhe vetëm 14 të shëruar. Kjo lakorja e cila është në rënie të vazhdueshme mbetet e tillë përveç këtyre dy ditëve të fundi”, ka thënë ai./Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.