×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kur përfundon Covid-19? Studimi i Singaporit: Në Itali pas dy javësh, në Shqipëri pas tre muajsh

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Një studim i Universitetit të Singaporit ka prodhuar një databazë me infografika që parashikojnë se kur do të përfundojë vala e Covid -19. Studimi i ka ndarë në 97, 99 dhe 100 përqind grup-parashikimet duke i shoqëruar me data dhe muaj të saktë secilin variant.

    Shumica e vendeve të prekura nga Covid-19 ka një grafik të vetin si edhe datën se kur do ta ketë ‘mposhtur’ me 97 përiqnd të propabilitetit virusin, kur me 99 përqind dhe kur do t’i ‘ketë mbyllur hesapet’ me të, pra do të jetë i lirë në masën 100 për qind.

    Kosova nuk është e listuar në databazën e studimit, ndërsa Shqipëria do të jetë e lirë prej Covid-19, në masën 97 përqind më 20 korrik, do të kapë masën 99 përqind më 18 gusht, dhe do të jetë tërësisht e lirë nga koronavirusi më datë 29 tetor.

    Italia, një ndër më të prekurat në shkallë botërore, do të dalë shumë më shpejt nga darët e Covid-19 duke e ulur rrezikun e infeksioneve me 97 përqind më 9 maj (kryeministri Konte ka lajmëruar hapjen e pjesshme më 4 maj), ndërsa në 99 përqind do të arrijë më 23 maj, duke e shmangur krejtësisht rrezikun e infeskioneve më 30 gusht të këtij viti, ose dy muaj para Shqipërisë.

    Republika e Maqedonisë së Veriut, fqinji ku jetojnë shumë shqiptarë, do të dalë nga zona e kuqe shumë më herët se ne. Më 14 maj ajo do të ketë kapur 97 përqind të sigurisë, 10 ditë më vonë, më 24 maj, 99 përqind, ndërsa 100 përqind do t’a arrijë më 19 qershor.

    Greqia, fqinji ynë jugor do të jetë edhe më me fat duke kapur sigurinë 97 përqind më 9 maj, ndërsa më 24 maj duke shkuar në 99 përqind, për të qenë 100 përqind e lirë më 12 korrik.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i gëzohen tkurrjes së koronavirusit më datë 15 maj (97 përqind); 27 maj (99 përqind) dhe 5 shtator (100 përqind).

    Studimi i Universitetit të Singaporit thekson se zhvilimi i COVID-19 nuk është krejt rastësor dhe ashtu si viruset e tjera ndjek një model ciklor nga shpërthimi te përshpejtimi, pika e variacionit dhe faza ngadalësuese deri në ndalesën eventuale apo përfundimtare. Ky cikël shpjegon studimi është pasojë e sjelljeve adapative dhe kundëreaguese të agjentëve individualë (njerëzve) që shmagnin kontaktet fizike dhe qeverive (mbyllja e qyteteve) si edhe kufizimeve natyrore të ekosistemit.

    Autori i studimit megjithatë ushtron kujdes kur sqaron se parashikimet e grafikëve mund të përmbajnë gabime dhe nuk duhen marrë si të vërteta finale, por vetëm si përllogaritje algoritmike.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në “Big Brother VIP”, sidomos pas ngjarjeve me Rogertin dhe debatet në studio,...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm....
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.