Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti në takim drejtuesit e Federatës të Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës dhe Përfaqësuesit e Palestrave Private Sportive të Fitneseve të Kosovës, më të cilët diskutoi për shqetësimet e të gjitha klubeve të dhe Fitnesit lidhur me ndërprerjen e punës së tyre për shkak të pandemisë.
Dumoshi ka informuar të pranishmit për sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi ynë për shkak të pandemisë dhe i premtoi mysafirët që në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë dhe me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) do të shqyrtojnë mundësinë për riaktivizimin e të gjitha sporteve, duke pasur parasysh që të gjithë sportistët po ballafaqohen me vështirësi për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre, njofton Klan Kosova.
Dumoshi tha se do të kërkojë që varësisht nga kapacitetet dhe rekomandimet e Institutit, të rishqyrtohet çështja e kërkesave që përfaqësuesit e fitneseve parashtruan, sepse edhe federata dhe klube tjera sportive kanë të njëjtat kërkesa, por që vendimmarrjen e kanë në dorë Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja.
“Jam e vetëdijshme që të gjitha federatat po kalojnë një fazë të vështirë në këtë kohë, shkak të pandemisë, por ne si ministri dhe unë personalisht si ministre do të angazhohem që t’i adresojë shqetësimet dhe kërkesat e juaja tek ministri i Shëndetësisë”.
Ndërkaq, drejtuesit e federatave e informuan ministren për shqetësimet e tyre si dhe për planet e synimet që kanë pas riaktivizimit, kur institucionet relevante e lejojnë një gjë të tillë.