Prej ditës së premte pritet që të kthehemi në temperaturat verore, shkruan Prishtina Weather.
Të hënën mot jostabil, me rrebeshe dhe bubullima. Të martën më freskët. Nga e mërkura kthjellët dhe me diell.
5.07.2020 – Ditën e hënë vendi ynë mbetet nën dominimin e fushave të presionit të ulët që ndodhen mbi Detin Jon. Nën këto kushte do të mbajë mot jostabil, e orëve të pasdites priten mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.
Ndërkohë një front i ftohtë nga Europa veriore ditën e martë do të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë masa më të ftohta ajrore, të cilat do të zbresin temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare, gjatë ditës së martë dhe mërkurë.
Nga dita e mërkurë, fusha të presionit të lartë, do të favorizojnë një periudhë me mot më stabil, kryesisht të kthjellët dhe me intervale më të gjata me diell. Prej së enjtes temperaturat do të shënojnë rritje, të premten edhe mbi 30C.
6.07 – Kryesisht me vranësira. Pasdite priten rrebeshe të shpërndara shiu dhe bubullima. Nëpër lokalitete rrebeshet mund të të jenë më intenzive dhe me breshër.
7.07 – Më freskët, kryesisht me vranësira, ditën edhe intervale me diell. Paradite mundësi për riga lokale shiu.
8.07 – Në mëngjes më ftohtë. Ditën kryesisht kthjellët dhe me diell.
9.07 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën më ngrohtë, kryesisht me diell.
10.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
Temperaturat e ajrit fillimisht do të zbresin edhe nën vlera mesatare, e nga e enjta do të shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga 10C deri 15C, maksimalet do të zbresin deri në 20C, e deri të premten do rriten në 31C.
Era do të fryejë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-13m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.