×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të hapen kufijtë e Kosovës?! Kjo është përgjigja e Ministrisë së Infrastrukturës!

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Derisa Shqipëria ka paralajmëruar se 18 maji do të nis hapja e kufijve tokësor dhe ajëror, nga institucionet kosovare ende nuk e kanë një përgjigje përfundimtare.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Avni Zogiani, thotë për GazetaBlic, se çështja e hapjes së kufijëve ajëror e tokësor, nuk është diskutuar ende nga Ministria e Infrsatrukturës, derisa thotë se as nuk ka ndonjë plan për këtë temë.

    “Në këto momente nuk kemi fare diskutim për hapje kufijsh, kjo nuk është diskutuar në mbledhjet tona, andaj ende nuk ka plan për hapje kufijsh”.

    Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ky vendim i përket vetëm Ministrisë së Infrastrukturës.Xhevdet Pozhari, nga kjo ministri tha për GazetaBlic, se një vendim të tillë po e presin nga Ministria e Infrastrukturës.

    “Sapo ne të marrim nga Ministria e Infrastrukturës vendimin, atëherë mund të deklarohemi për këtë çështje, andaj po presim vendimin e tyre”, tha ai.

    Kujtojmë se pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Kosovë, Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar më 14 mars 2020 ka filluar zbatimin e vendimit për mbylljen e kufijve për shtetasit e huajë.

    Ndërkohë, Shqipëria pritet t’i hapë kufijtë ajror e tokësor pas datës 18 maj.Lajmin e ka përcjellë këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit të Ekspertëve ndaj Covid, kreu i qeverisë Rama.

    “Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri”.

    Kufijtë ajror dhe detar u mbyllën më 15 mars si pasojë e masave ndaluese kundra koronavirusit.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.