
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj deklaratave të këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Elvis Hoxhës.Kryeziu ka shkruar në Facebook se Hoxha po i trajton njerëzit e Kosovës si ‘njerëz me bisht’, pas deklaratës së këtij te fundit i cili mborjti ato të Shkelzen Gashit rreth UÇK-së.
Postimi i tij:
Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit Kurti, po na trajton ne, qytetarët dhe politikanët Kosovarë sikur te ishim njerëz me bisht!I paska akuzuar 80 deputetë të Parlamentit të Kosovës dhe etiketuar si “bandita” të gatshëm që ti hyjnë thika Republikës për ta copëtuar”Ti thua se Kosova është një cope tortë, apo një livadh ku mund te kullotë kush t‘donë e si t‘donë. Por, qe fati, dhe ky i ashtuquajturi filozof, paska me na mbrojt Republikën.
Një kryeministër, asnjëherë nuk do arrijë me u sjellë si burrështetas, nëse rreth vetes, për veten dhe Republikën, këshillohet nga ky soj i këshilltareve të pa maturuar, me gjykime e emocione të adoleshencës. Jo vetëm politike.