×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarja e Kuvendit pret në takim njoftues Avokatin e Popullit me rastin e fillimit të mandatit

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit,  Naim Qelaj. Me këtë rast, Kryetarja Osmani e uroi Qelajn për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses në punë.

    Osmani potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kuvendit dhe Avokatit të Popullit, duke siguruar se Kuvendi do të jetë çdoherë i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin mes të dy institucioneve, në nivelet më të larta.

    Ajo po ashtu i bëri thirrje Avokatit të Popullit që t’i kushtojë vëmendje të posaçme barazisë gjinore dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në tërësi.

    Në anën tjetër, Qelaj falënderoi Kuvendin për besimin e dhënë në përzgjedhjen e tij, duke u shprehur se do të punojë në avancim të mëtutjeshëm në punën e Institucionit të Avokatit të Popullit.

    Ai përgëzoi Kuvendin për miratimin e amendamentit kushtetues lidhur me Konventën e Stambollit, duke e cilësuar si marrje të përgjegjësisë konkrete për të parandaluar dhunën në baza gjinore.

    Në fund të takimit, Kryetarja Osmani i dhuroi Avokatit të Popullit një Kushtetutë, si thirrje për t’u angazhuar në mbrojtjen e vlerave dhe të drejtave fundamentale që i garanton akti më i lartë juridik i vendit tonë.​

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje...
    Lajme16 Korrik 2025
    Artan Abrashi pritet të jetë kandidati zyrtar për kryetar komune në Prizren nga Lëvizja Vetëvendosje. Këtë e konfirmoi anëtari i kësaj partie,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Sot në Gjykatën e Hagës, me fillim nga ora 09:00 do të bëhet publike vendimi në lidhje me Mocionin e përbashkët të...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Që nga mesi i muajit qershor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka përmendur disa herë se e...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve të Financial Times e cila përmendte burime në kushte anonimati ku Trump pyeste Zelenskyn...
    Lajme15 Korrik 2025
    Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Dame Karen Pierce, e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, u takua me...
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.