×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeqytetit i shtohen katër shkolla të reja, njëra në “Arbëri”

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë filluar procedurat tenderuese për tri shkolla të reja, e së shpejti edhe do të fillojë edhe për të katërtën.

    Ahmeti ka treguar se shkollat e reja do të ndërtohen në lagjen “Mati 1”, “Sofali” dhe lagjen “Qëndresa” në Vetërnik.

    “Dje ka dalë njoftimi për fillimin e procedurave të tenderimit për tri shkolla të reja në Prishtinë, në ‘Mat’, ‘Sofali’ e ‘Veternik’ (afër lagjes ‘Qëndresa’). E pas një vlerësimi mjedisor së shpejti edhe për shkollën e katërt në ‘Arbëri’, afër Komunës së Re. Këto katër shkolla po bëhen në bashkëpunim me IFC (Banka Botërore) dhe për herë të parë në Kosovë me metodën PFI (Private Finance Initiative). Shkollat janë dizajnuar nga një kompania italiano-kolumbiane e përzgjedhur nga Banka Botërore dhe do të jenë ndër shkollat më moderne në Kosovë. Faza e parë e tenderimit është parakualifikimi ku pastaj kompanitë që i kalojnë kushtet do të ftohen për të ofertuar. Me këtë e kompletojmë rrjetin primar të shkollave!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Janar 2025
    Anëtari i kryesisë dhe kandidati i LDK’së për deputet, Visar Azemi thotë se kapja e KPM-së rrezik për lirinë e mediave dhe...
    Lajme17 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar sot në Gjilan, nën dyshimin se ka organizuar lojëra të fatit dhe...
    Lajme17 Janar 2025
    Partnerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po mbështetin ushtrinë për ngritjen e kapaciteteve operacionale. Kështu veproi Forca e Armatosur Turke, transmeton...
    Të tjera
    Lajme17 Janar 2025
    Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot gjatë ditës ka drekuar me biznesmenë shqiptaro-amerikanë dhe aktivist të...
    Zgjedhjet 202517 Janar 2025
    Kandidati për  deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica nga Elezaj,  Kaçanik - Mobilizim, entuziazëm, mbështetje për fitore. "Së bashku për ndryshim",...
    Lajme17 Janar 2025
    H.Gashi, një 56-vjeçar nga Kaçaniku gjatë mbrëmjes së premte ka gjetur 150 euro në një restorant në Han të Elezit, me ç’rast...
    Zgjedhjet 202517 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se të fyesh Pejën dhe pejanët,...
    Lajme17 Janar 2025
    Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, Ramush Haradinaj, ndau mesazhe nga tubime elektorale në Kosovë, përderisa ndodhet në Shtetet e Bashkuara...
    Vip17 Janar 2025
    Sa jemi drejt fundit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, dinamikat brenda shtëpisë vetëm shtohen. Ishte Leo që trazoi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.